LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes opinionistëve të BBVK: Milaim Zeka ironizon me Lejlën, Olta Gixhari reagon ashpër

Përplasje mes opinionistëve të BBVK: Milaim Zeka ironizon me Lejlën, Olta Gixhari reagon ashpër

Një moment ironik i opinionistit të Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe mes kolegëve të tij.

Zeka publikoi një video në TikTok ku banorja Lejla shihet me këmbët e hapura në një ditë të zakonshme në shtëpinë e famshme, duke shtuar një mbishkrim ironik: “Hapet televotimi”.

Ky postim ka ngjallur polemika, duke u konsideruar nga shumë ndjekës si një gjest që cenon etikën profesionale dhe respektin ndaj pjesëmarrësve.


Foto: Milaim Zeka/TikTok

Opinionistja tjetër e spektaklit, Olta Gixhari, nuk ka qëndruar e heshtur. Përmes një shkrimi të gjatë në InstaStory, ajo kritikoi ashpër kolegun e saj për këtë veprim, duke e cilësuar të papërshtatshëm dhe të dëmshëm: “Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve, ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën”, shkroi Olta.

Duke vazhduar, ajo shtoi: “Rendohet ky veprim e bëhet i pafalshëm kur vjen nga një burrë, i cili është dhe pjesë e produksionit. A të ka hije, Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmijë, të përfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent?”.

Olta gjithashtu vuri theksin te rëndësia e mirëkuptimit dhe respektit, sidomos ndaj figurave publike që jetojnë nën presionin e kamerave 24/7: “Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme”.

Foto: Olta Gixhari/InstaStory

Derisa situata vazhdon të diskutohet, produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për këtë përplasje mes opinionistëve. Mbetet për t’u parë nëse ngjarja do të adresojë rregulla më të forta etike për opinionistët dhe përmbajtjen që ndajnë jashtë spektaklit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Dera e shtëpisë kishte qenë hapur, dyshja siç duket kishin vdekur për një kohë të gjatë - çfarë dimë për rastin e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa?

Dera e shtëpisë kishte qenë hapur, dyshja siç duket kishin vdekur për një kohë të gjatë - çfarë dimë për rastin e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa?

Magazina
E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Kalo në kategori