Menaxhimi i pandemisë COVID-19, ka nxitur një përplasje të ashpër në mes të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përplasja ndodhi në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Avdullah Hoti është duke raportuar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, transmeton Telegrafi.
Deputeti Bulliqi në fjalimin e tij deklaroi se sa më shumë që zgjatë Qeveria Hoti do të thyhet rekordi i të infektuarve me COVID-19.
“Në ditën e parë të punës së ministrit Zemaj, më 4 qershor kanë qenë pesë të infektuar, kurse vetëm mbrëmë i keni 216 të infektuar sa më shumë ta zgjatni këtë qeveri , ky rekord do të thyhet”, tha ai.
Pas kësaj, ministri Zemaj pohoi se numri i të infektuarve është rritur pas tubimit të LVV-së, më datën 12 qershor.
“Pas karantimit të plotë ka qenë normale të jenë pesë të infektuar, jo vetëm këtu por në gjithë botën. Por ajo më e keqja që ka ndodhë është pas datës 12 qershor, ku infeksioni është shpërndarë në mënyrë marramendëse, mbyllne seancën për publikun, edhe i lexoj me emra anëtarët e të afërmve tu, aktivistë të LVV-së që janë të infektuar me COVID-19, pas datës 12 qershor, ju jeni të dyshuar për virus, shkoni bëni testet, pse po ikni nga testet, ti je me simptoma, në sy shihet që je me simptoma”, deklaroi ai.
Ndërkaq, deputeti tjetër i LVV-së, Fitim Uka, i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj pas krahasimit që ai i bëri vetes me ish ministrin Arben Vitia.
“Ky ministër ka ndërruar edhe profesion dhe po na jep këtu edhe diagnoza dhe kjo është e tmerrshme – shpif në çdo fjalë që e thotë në foltore. Në Pulomologji keni pasur pacientë të shtrirë të infektuar bashkë me ata që kanë pritur rezultatin. Kur dikush si puna juaj krahasohet me Arben Vitinë, kjo nuk do koment”, ka thënë ai.
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth orës 16:00./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë