LAJMI I FUNDIT:

Përplasja Murati-Haxhiu: “​Asnjëri deputet i PDK-së nuk e ka të vendosur maskën” – “Për pandemi flet ministri i Financave e ministri i Shëndetësisë rri ulur”

Përplasja Murati-Haxhiu: “​Asnjëri deputet i PDK-së nuk e ka të vendosur maskën” – “Për pandemi flet ministri i Financave e ministri i Shëndetësisë rri ulur”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përplasur sot verbalisht me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për çështjen e mbajtjes së maskave në Kuvend, si pjesë e masave anti-COVID-19.

Pasi i është kërkuar ekzekutivit të ketë më shumë rigorozitet në kërkesën për vendosjen e maskave në ambiente të brendshme, ministri Murati tha se kjo është një hipokrizi, pasi në sallën e Kuvendit asnjëri prej deputetëve të PDK-së nuk e ka të vendosur maskën.

“Shumë e lehtë të thuhet që në ambiente të brendshme të kërkohen maskat me rigorozitet. Por, po mendoj që kjo pikërisht e vërteton atë që e thash. Këtu ka shumë hipokrizi. I gjithë grupi parlamentar i PDK-së nuk keni maska, asnjëherë s’keni. Kjo është hipokrizia, që po flas”, tha Murati, gjatë seancës së sotme të Kuvendit.


Ndaj këtyre deklarimeve të ministrit Murati ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Prandaj kemi pasur katastrofën shëndetësore gjatë verës. Duket se katastrofën shëndetësore do ta kemi edhe në dimër. Pasi për pandeminë po flet ministri i Financave, ministri i Shëndetësinë rri ulur. Ministri del foltore pa maskë dhe mundohet t’i jep këshilla deputetëve”, tha ai./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Kalo në kategori