Për të gjashtëmbëdhjetën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Seanca dështoi pas nuk kaloi propozimi që kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu të votohet në mënyrë të fshehtë.
Tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, transmeton Telegrafi.
Në votimet e mëhershme, ajo ka marrë vetëm 57 vota. Për të siguruar mandatin, Haxhiut i nevojiten më së paku 61 vota.
Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK po kundërshtojnë kandidaturën e saj.
Telegrafi do të ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet në Kuvend.
15/05/2025 11:03-Për të 16-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga deputetët që të votojnë për formimin e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por që propozimi dështoi të marrë votat e mjaftueshme.
Seanca pritet të vazhdojë ditën e shtunë, rreth orës 10:00.
15/05/2025 10:38-Murati: Shpresojmë që do të ketë reflektim të partive dhe të konstituohet Kuvendi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se shpreson që sot do të ketë reflektim të partitive politike dhe të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive, Murati u pyet se a ka pasur diskutime gjatë 48 orëve, për çka ai tha se “tentativat kanë qenë publike dhe transparente”.
Lexo këtu lajmin e plotë.
15/05/2025 10:35-Kurti hyn në Kuvendin e Kosovës, nuk flet para mediave
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tashmë ka hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Edhe sot kryeministri Kurti nuk ka folur para mediave rreth situatës së krijuar politike.
15/05/2025 10:24-Zemaj: Pa marrëveshje politike, nuk ka as kryetar të Kuvendit dhe as të Qeverisë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se është e rëndësishme të potencohet se pa marrëveshje politike nuk ka zgjidhje të kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë.
Zemaj tha tutje se qëndrimi i LDK-së është i qartë dhe se kanë ofruar zgjidhje që ndonëse është kalimtare, është e domosdoshme.
“Është me rëndësi të potencohet se pa marrëveshje politike nuk ka zgjidhje as të kryetarit të Kuvendit, dhe as të Qeverisë së re”, tha ai.
Lajmin e plotë mund ta lexoni
këtu:
15/05/2025 09:57-Bekë Berisha: Nuk presim ndonjë rezultat nga takimi i presidentes me partitë politike
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është deklaruar para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Berisha tha se nuk pret ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me kryetarë të partive politike.
"Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë politike janë deklaruar para takimit”, tha ai.
15/05/2025 09:51-Jep mendimin nëpërmjet votës