Përparim Rama në “Përballje Podcast”- si i sheh katër vitet në Prishtinë dhe rivalët e garës së tetorit?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të jetë mysafir në episodin e radhës në Telegrafi.com
Rama, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të tetorit, do të flasë për arritjet dhe sfidat e tij gjatë katër viteve të para në krye të kryeqytetit.
Në këtë podcast, Rama flet edhe për sfidat dhe projektet e bllokuara, që sipas tij kanë ardhur nga Qeveria Kurti dhe nga partitë LVV e PDK në Asamblenë Komunale. Ai trajton projektet e nisura, ato që mbetën pa u përfunduar, menaxhimin e trafikut, transportin publik, mbeturinat dhe zhvillimin urban të Prishtinës.
Në fund Rama jep edhe qëndrimet e tij për kundër-kandidatët kryesorë në garën e tetorit. Se çfarë thotë ai për Hajrulla Çekun, Uran Ismailin, Besa Shahinin dhe Bekë Berishën do ta ndiqni nesër në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com dhe platformat sociale./Telegrafi/
















































