Ka pasur “progres” në bisedimet për një marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit në Paris pasi grupi “hoqi disa nga kërkesat e tij”.
Kështu ka thënë një zyrtar izraelit për NBC News sipas të cilit negociatorët izraelitë janë kthyer nga bisedimet e armëpushimit me zyrtarë amerikanë, katar dhe egjiptianë në Paris.
“Ka pasur një përparim në Paris, por është shumë herët për të thënë nëse do të çojë në një përparim”, citohet të ketë thënë zyrtari.
Siç është bërë e ditur më tej, kabineti i luftës i Izraelit do të mblidhet të shtunën në mbrëmje për të diskutuar mbi negociatat dhe gjendjen e luftës.
Por fakti që negociatorët izraelitë besuan se takimi i tyre të premten me ndërmjetësit kërkonte thirrjen e seancës së kabinetit të luftës në mbrëmje “tregon se ata nuk u kthyen duarbosh”, ka thënë këshilltari i Benjamin Netanyahut për sigurinë kombëtare.
Ndërkohë, një figurë e lartë politike i tha NBC: “Ende larg nga një marrëveshje, por Hamasi hoqi disa nga kërkesat e tij pas forcimit të pozicioneve të kryeministrit Netanyahu”.
Negociatorët kanë shtuar përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza, me shpresën për të shmangur një sulm izraelit në qytetin Rafah të Gazës, ku janë strehuar më shumë se një milion njerëz të zhvendosur.
E udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh u takua me ndërmjetësit egjiptianë në Kajro për të diskutuar një armëpushim këtë javë në vizitën e tij të parë që nga dhjetori.
Një zyrtar i Hamasit tha dje se grupi militant kishte përfunduar bisedimet e armëpushimit në Kajro dhe po priste të shihte se çfarë do të sjellin ndërmjetësit nga bisedimet e fundjavës me Izraelin.
Lajmi vjen pasi ministria e shëndetësisë e Gazës tha se numri i të vrarëve gjatë gati pesë muajve të luftës është rritur në 29,606. Numri i përgjithshëm i të plagosurve u rrit në afro 70,000. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane
Kush do të jetë trilioneri i parë në botë? Musk dhe katër të tjerë pritet të thyejnë rekordet e pasurisë
Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trumpit si president i SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë