Agjencia kryesore e spiunazhit të Shteteve të Bashkuara po kërkon të zgjerojë praninë e saj në mbarë globin për të eliminuar të ashtu-quajturat “boshllëqe të inteligjencës” dhe për të trajtuar kërcënimin në rritje nga fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina.
Drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, të hënën e quajti zhvendosjen nga kundërterrorizmi tek spiunazhi më tradicional ndaj shteteve, “një prioritet strategjik”, duke thënë se nevoja për të patur një zbulim më të mirë ndaj rivalëve aktualë dhe potencialë të Shteteve të Bashkuara është ndër “çështjet më të vështira” .
“Ne po e përqendrojmë vëmendjen tek vendet kundërshtare”, tha Haspel përpara një audience në Universitetin “Louisville”, në paraqitjen e saj të parë publike, që kur u betua si drejtoreshë e CIA-s majin e kaluar.
Haspel tha gjithashtu se ajo synon “rritjen e numrit të oficerëve të vendosur jashtë vendit”.
“Duke pasur një prani më të madhe të huaj do të kemi një pozicion më të fuqishëm,” tha ajo.
Si pjesë e kësaj shtyse, Haspel tha se CIA shpreson të rekrutojë më shumë folës të gjuhëve të huaja, përfshirë ata që flasin rrjedhshëm gjuhën kineze, arabe, farsi, turqisht, frëngjisht dhe spanjisht.
Ajo tha gjithashtu se agjencia e spiunazhit “po punon më ngushtë se kurrë me aleatët në të gjithë botën”.
Komentet e Haspel pasqyrojnë përparësitë e paraqitura në strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të parashtruar në fund të vitit të kaluar. Strategjia thekson nevojën për t’iu kundërvënë përpjekjeve të rivalëve të Shteteve të Bashkuara për të zhvendosur ekuilibrin e fuqisë në rangun global në forma që kanë ndikuar negativisht Shtetet e Bashkuara.
Shqetësimet për Kinën
Drejtoresha e CIA-s shprehu shqetësime të veçanta lidhur me Kinën, e cila tha ajo, është “duke punuar për të zvogëluar ndikimin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që të avancojë qëllimet e saj”. “Ne po e vëzhgojmë shumë nga afër veprime që duket se merren me synimin për të zgjeruar ndikimin e Kinës përtej rajonit të saj, në zona si Afrika, Amerika Latine, ishujt e Paqësorit, dhe Azinë Jugore”, tha Haspel.”Ne jemi të shqetësuar nga disa prej taktikave që po përdor Pekini, duke u ofruar vendeve të varfra, investimeve dhe kredi që ndoshta ato vende nuk do të jenë në gjendje t’i paguajnë”, tha Haspel. “Ne duam që këto vende të jenë të vetëdijshme për kanosjen ndaj sovranitetit të tyre dhe sesi investimet e huaja për projekte infrastrukture apo të sigurisë kombëtare në këto vende mund të venë në rrezik sovranitetin e tyre”.
Përparësitë e CIA-s
Haspel parashtroi edhe disa përparësi të tjera të agjencisë:
Diversiteti: Haspel tha se kur filloi punë në CIA në fund të viteve 1980, ajo “ishte një organizatë plotësisht e dominuar nga meshkujt”.
“Nuk duhet të jetë e habitshme që një nga përparësitë e mia kryesore që kur u bëra drejtoreshë ka qenë të luftoj për diversitet dhe gjithëpërfshirje në organizatë,” tha ajo. “Misioni ynë global në CIA kërkon që ne të rekrutojmë dhe të mbajmë më të mirët dhe më të zgjuarit e Amerikës, pavarësisht nga gjinia, raca apo origjina kulturore”.
Droga: “CIA do të investojë më shumë në përpjekjet kundër narkotikëve jashtë vendit”, tha Haspel, duke e quajtur epideminë e opioideve një kërcënim “që ka vrarë më shumë amerikanë sesa çdo grup terrorist”.
Irani: Haspel e cilësoi si “befasuese” sasinë e fondeve që Teherani vazhdon të shpenzojë për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad, për të zgjeruar ndikimin e saj në Bagdad dhe për të mbështetur Houthitë në Jemen, duke pasur parasysh të vështirësitë ekonomike të Iranit.
“Ne jemi duke parë shumë nga afër, aktivitetin keqdashës të Iranit në rajon. Dhe ne do të dëshironim t’i kundërviheshim kësaj veprimtarie, në mënyrë që këto vende të mund të ndërtojnë vetë kursin e tyre “, shtoi ajo.
Transparenca: “Asgjë nuk është më e rëndësishme për ne në CIA sesa detyra jonë për të fituar besimin e qytetarëve tanë,” tha Haspel. “Nuk ekziston asnjë agjenci tjetër e madhe e zbulimit në botë që i nënshtrohet një sistemi mbikëqyrës më të gjithanshëm sesa ne, por pikërisht kështu duhet të jetë”, tha Haspel.
Para konfirmimit të saj si drejtoreshë e CIA-s, zonja Haspel ishte kritikuar ashpër për rolin e saj në mbikëqyrjen e një qendre sekrete për marrjen në pyetje të personave të dyshuar në Tajlandë dhe shkatërrimin e kasetave të seancave të marrjes në pyetje.
Gjendja Morale: “CIA ka një personel shumë dinamik; nga natyra ne jemi jashtëzakonisht të përqendruar në misionin tonë,” tha Haspel. “Në përgjithësi ne nuk u kushtojmë vëmendje përplasjeve politike në kryeqytet”. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij – çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Hapen qendrat e votimit në Bjellorusi –Lukashenko synon të zgjasë sundimin presidencial 30-vjeçar
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite