Përmes syzeve Ray-Ban mund të bëni telefonata dhe të dërgoni mesazhe me WhatsApp

CEO i Meta, Mark Zuckerberg njoftoi sot se kompania po sjell më shumë funksione për syzet e saja inteligjente Ray-Ban Stories.
Duke filluar nga sot, përdoruesit e Ray-Ban Stories mund të bëjnë telefonata, të lexojnë dhe të dërgojnë mesazhe të enkriptuara nga WhatsApp.
Meta shtoi funksione të ngjashme për Facebook Messenger vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.
Zuckerberg njoftoi gjithashtu se përdoruesit së shpejti do të jenë në gjendje t’u përgjigjen drejtpërdrejt mesazheve të Messenger ose WhatsApp me komanda zanore.
Me këtë përditësim të ri, përdoruesit mund të bëjnë telefonata dhe të dërgojnë mesazhe në WhatsApp pa duar duke thënë “Hej Facebook, dërgo një mesazh te…” ose “Hej Facebook, telefono…” Ju gjithashtu mund të dëgjoni mesazhet e reja që merrni në WhatsApp.
Kompania vëren se mesazhet dhe telefonatat tuaja personale sigurohen automatikisht nga fillimi deri në fund, që do të thotë se WhatsApp, Meta dhe palët e treta nuk mund t’i lexojnë ose dëgjojnë ato. Pasi asistenti zanor identifikon një komandë zanore në lidhje me thirrjet ose mesazhet në WhatsApp, transkripti zanor dhe audio nuk ruhen në asnjë server.
Meta thotë gjithashtu se ka në plan të zgjerojë mbështetjen e WhatsApp dhe Messenger për përdoruesit e Ray-Ban Stories që flasin frëngjisht dhe italisht këtë vit.
Ndryshe, Meta solli syzet e saja inteligjente Ray-Ban Stories në shtator të vitit 2021 në partneritet me gjigantin e syzeve EssilorLuxottica. Syzet i lejojnë përdoruesit të bëjnë foto dhe video me dy kamerat 5 MP, të dëgjojnë muzikë me altoparlantët brenda kornizës dhe të marrin telefonata.
Syzet duhet të lidhen me një pajisje iOS ose Android për funksionalitet të plotë, megjithëse përdoruesit mund të bëjnë dhe ruajnë qindra foto ose dhjetëra video në syze përpara se t’i transferojnë në telefonat e tyre nëpërmjet aplikacionit të ri View të Facebook. Kamerat binjake i lejojnë përdoruesit të shtojnë efekte 3D në fotot dhe videot e tyre pasi t’i ngarkojnë ato në aplikacion.
Ndryshe, çmimet fillestare e këtyre syzeve kapin shifrat e 299 dollarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker