Tifozët e Manchester Cityt janë tallur me Sir Alex Ferguson me një pankartë të shfaqur në fitoren e derbit.

Trajneri legjendar i Manchester United ishte në tribunë në Etihad, ndërsa ish-skuadra e tij u mposht 4-1 nga rivali lokal.


Dhe ai u tall nga një mesazh me katër fjalë i shpalosur nga mbështetësit e Citizens.

Në pankartë shkruhej: "Jo në jetën time".

Citimi i referohet një komenti nga Ferguson të bërë në vitin 2009.

Ai u pyet nëse City mund të ishte forca dominuese në Mançester dhe për këtë arsye ai kishte bërë atë koment.

Por Fergie, Djajtë e Kuq të të cilit ishin kampionë në atë kohë, nuk po e kishte idenë se sa shumë do të ndryshonin gjërat, pas largimit të tij.

Që nga pensionimi i tij në 2013, megjithatë, United nuk ka arritur të fitojë Ligën Premier - ndërsa City ka pesë tituj që nga ajo kohë. /Telegrafi/

telegrafi sport app