Përmbytje në Malajzi, pesë të vdekur

Vendet në bregun lindor përmbyten shpesh gjatë kësaj periudhe në Malajzi, por zyrtarët thonë se këtë vit shirat më të rrëmbyeshëm dhe erërat më të forta se zakonisht e kanë përkeqësuar situatën.
Kryeministri Najib Razak është kthyer më herët nga pushimet e tij në SHBA për të vizituar zonat më të prekura në Kelantan.
Sipas BBC, shumë qyteza janë nën ujë tashmë dhe skuadrat e shpëtimit e kanë të vështirë të sjellin ushqime për familjet që po flenë në qendra strehimi. /kp/
Nga
Telegrafi
27/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































