Barcelona ka bërë një përmbysje sensacionale kundër Real Sociedadit duke e mposhtur me rezultat 4-2 para tifozëve në Anoeta.

Një fillim mbresëlënës i skuadrës vendase, e cila krijoi epërsi të dyfishtë në fraksionin e parë të lojës. Rezultatin e zhbllokoi Willian Jose (11'), ndërsa Juanmi (34') e dyfishoi epërsinë.


Skuadra mysafire arriti ta shënojë një gol para se skuadrat të shkonin në pushim (39'). Paulinho ishte realizues.

paulinho (Foto: Getty Images)

Në fraksionin e dytë të lojës, katalunasit përmbysën gjithçka. Fillimisht, Luis Suarez me një gol shumë të bukur e barazoi rezultatin (71').

Sulmuesi uruguaian e shënoi edhe golin e dytë personal (71') duke regjistruar epërsinë e parë të Blaugranëve në këtë takim.

GettyImages 904921902 (Foto: Getty Images)

Dhe qershia mbi tortë ishte goli i Lionel Messit i realizuar nga gjuajtja e lirë (85').

Ky ishte një triumf i rëndësishëm për katalunasit në Anoeta, duke qenë se për herë të fundit në këtë fushë, ata kishin fituar në vitin 2007.

lionel (Foto: Getty Images)

Barcelona vazhdon kryesimin në tabelë me 51 pikë, nëntë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid.

Real Sociedadi qëndron në vend të 15-të në tabelë me 23 pikë të arkëtuara pas 19 xhirosh.

Lionel1 (Foto: Getty Images)

Kundërshtari i ardhshëm i Barcës është Real Betisi, ndërsa sërish luan si mysafir. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6d4bsb

https://www.dailymotion.com/video/x6d4byq

https://www.dailymotion.com/video/x6d4chq

https://www.dailymotion.com/video/x6d4d86

https://www.dailymotion.com/video/x6d4e9r

https://www.dailymotion.com/video/x6d4enc