Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival” përfundoi së fundmi me sukses të jashtëzakonshëm, duke shënuar një moment historik të rëndësishëm në promovimin e turizmit në qytetin e Pejës. Ky festival i cili zgjati përgjatë ditëve 24, 25 dhe 26 Maj, shërbeu si dëshmi e përpjekjeve bashkëpunuese të institucioneve publike dhe private në avancimin e sektorëve të turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Pejë. Festivali, i cili u shpalos mes peizazheve mahnitëse të Pejës, mblodhi së bashku entuziastë të natyrës e aventurave të të gjitha grupmoshave nga larg e gjerë.Nëpërmjet një gamë të gjerë aktivitetesh dhe ngjarjesh, vizitorët eksploruan bukuritë natyrore, aventurat dhe trashëgiminë kulturore të Pejës.Si pjesë e "Outdoor Tourism Festival", ndër aktivitetet e shumta, u organizua edhe aktivititeti i Paragliding - Fly over Peja, ku pjesëmarrësit përjetuan emocionet e fluturimit mbi peizazhet mahnitëse të Pejës.

443928503 122116737950288504 5093196670048467808 n


Gjatë këtij festivali, nuk munguan edhe aventurierët e vegjël që u futën në rrugë për një aktivitet të mrekullueshëm të çiklizmit për fëmijë rreth qendrës së qytetit.

445197609 122116739540288504 7734601726003709302 n

Një tjetër aktivitet i mrekullueshëm ishte edhe peshkimi. Ky program argëtues ishte edukativ për fëmijët dhe u dha mundësi atyre për të shijuar peshkimin.

Peshkimi

Ndër aktivitetet e tjera interesante ishte edhe speleologjia! Në këtë aktivitet, vizitorët e festivalit eksploruan shpellën “Bukuroshja e Fjetur” në fshatin Radac, ku së bashku shijuan bukurinë e fshehur të natyrës.

443837473 122116800350288504 2410709814914832668 n

Pjesëmarrësit në Festivalin e Turizmit në Pejë u sfiduan në një stërvitje të vërtetë aventureske në aktivitetin e Rock Climbing. Me pamje mahnitëse nga majat e shkëmbinjve të Pejës, aventurierët, u përcjellën vazhdimit nga një ndjesi e jashtëzakonshme triumfi dhe lirie në momentin që arritën në kulmin e tyre. 

444165416 122116832966288504 815245746692620509 n

Ky aktivitet jo vetëm u ofroi pjesëmarrësve një përvojë të pakrahasueshme në kontakt me natyrën, por gjithashtu thelloi lidhjen e tyre me ambientin natyror të Pejës në mënyrë që respekti dhe dashuria për mjedisin të përforcohej edhe më tej.

445170514 122116832936288504 6638387073082765654 n

Aventurierët tanë guxuan të eksplorojnë edhe rrugët e Via Ferrata, një përvojë unike që kombinon ngjitjen dhe sigurinë nëpër rrugët malore të Pejës.

443860981 122116845800288504 1536110827797269847 n 1

Blerta Harxhi Begolli, një nga themelueset e OJQ-se PHM West, udhëhoqi mysafirët e Peja Outdoor Tourism Festival në Pejë, të cilët treguan interesim për të vizituar vendet historike dhe kulturore në Pejë.

442497228 858001796365132 3995516409451578526 n

Mbrëmë, Offchestra elektrizoi Pejën me tingujt e tyre magjepsës, duke ndezur një atmosferë elektrizuese. Offchestra transportoi dëgjuesit në një udhëtim muzikor si askush tjetër, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe shpirtrat e të gjithë atyre që patën fatin të dëshmonin performancën e tyre.

443930348 122116972592288504 257872453667046921 n

Një tjetër përvojë e paharrueshme nga Festivali ishte edhe kalërimi në Horse Club Ranch, një tjetër aktivitet fantastik.

445066746 122117055386288504 3205869642810890506 n

Rreth 150 çiklistë nga e gjithë Kosova u bashkuan për një ditë plot aventurë dhe shije autentike nga Peja në aktivitetin e veçantë të çiklizmit dhe shijimit të ushqimeve tradicionale.

444192795 122117071730288504 5836689453949527919 n

Në hapësirën "Te SHARA", të pranishmit patën një ditë të mbushur me aktivitete të ndryshme për të gjithë. Programi edukativ dhe argëtues i Kayak, DJ krijoi një atmosferë të gjallë dhe aktivitete të shumta për fëmijët duke e bërë këtë ditë të paharrueshme.

441904281 122117282312288504 1195005538977277300 n

445198008 122117075102288504 756649027299982626 n

Peja Outdoor Tourism Festival ishte e mbushur me aktivitete të larmishme, ku për tri ditë me radhë, ( 24, 25 dhe 26 maj) pjesëmarrësit dhe publiku shijuan: çiklizmin, ecjen shtigjeve unike, eksplorimin e rrugëve të Via Ferratas, sfidimin e lartësive përmes Rock Climbing, adrenalinën me paragliding, zip-line, peshkimit, kajaki, vespa tour, kalërimit, spelologjisë, por edhe shijimit të ushqimit tradicional, koncerteve në shesh, vizitave në objekte e lokalitete kulturore, ekspozitave, duke mos i harruar as më të vegjlit të cilëve i'u ofrua program i veçantë.

444216811 122117282750288504 6491489518773625082 n

Ndërsa të tjerët vazhdojnë të kërkojnë përvoja kuptimplota, ngjarjet si Festivali i Turizmit në Pejë qëndrojnë si shembuj të shkëlqyer se si turizmi mund të jetë një forcë për të mirë, duke nxitur harmoninë midis njerëzve dhe mjedisit ku ata banojnë.