Përleshje masive në parlamentin e Jordanisë

Deputetët e parlamentit jordanez u kacafytën sot gjatë një debati mbi reformën kushtetuese, duke përfshirë çështjen e barazisë gjinore.
Një diskutim i ashpër shpërtheu mes deputetëve dhe kryetarit të parlamentit Abdelkarim el Dagmi, raporton france24.
Arsyeja ishte një amendament, i cili shton gjininë femërore në dokumentet zyrtare jordaneze, e cila u garanton të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve.
Disa deputetë e kundërshtuan me zemërim amendamentin si "të padobishëm", në seancën e transmetuar në kanalin televiziv Al-Mamlaka.
Kushtetuta e kësaj mbretërie u miratua në vitin 1952 dhe u ndryshua 29 herë, me ç'rast, sipas ekspertëve, fuqitë e monarkut u rritën në kurriz të legjislativit. /Telegrafi/
https://twitter.com/TaiyoSirajDavis/status/1475855981099855877

































