Sot janë përkujtuar komandanti Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë e martirë në 26 vjetorin e rënies së tyre, më 30 prill 1999.

Në aktivitetin e homazheve kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, familja Kodra, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shkruan Telegrafi.


Po ashtu morën pjesë deputetë të Parlamentit të Kosovës, gjeneralë e ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufts dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, është lartësuar vepra dhe heroizmi i Ilaz Kodrës, si bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari.

“Lavdi komandantit Ilaz Kodra dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Kosovës!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/