Përkujtohen 87 dëshmorët dhe martirët e fshatit Polac të Skenderajt
Sot janë përkujtuar 87 dëshmorët dhe martirët e fshatit Polac të Skenderajt.
26 vjet më parë forcat serbe vranë 87 qytetarë shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se këta martirë dhe dëshmorë kanë dhënë jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë.
“Në këtë ditë përkujtimi për vrasjen e 87 dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Polac, përulemi para veprës dhe sakrificës së tyre, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë”, ka thënë Nura.
Nura ka shprehur lavdi për jetë e mot dëshmorëve dhe martirëve të Polacit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































