Gjatë konkursit të përvitshëm të bukurisë që mbahet në Arabinë Saudite, janë përjashtuar nga gara 12 deve, pasi pronarët e tyre raportohet se janë kapur duke u bërë botoks për t'u bërë më të bukura.

Siç raporton Reuters, devetë po merrnin pjesë në garën e përvitshme, ku pronarët e tyre u zbuluan se u kishin bërë botoks me qëllim që të duken më të bukura dhe të kenë më shumë gjasa për fitore, transmeton Telegrafi.


2 159

Ky konkurs i bukurisë është pjesë e një festivali njëmujor që mbahet në Rijad të Arabisë Saudite.

"Devet janë simbol i Arabisë Saudite. Ato gjithmonë kanë përmbushur kërkesat tona, dhe tani me këtë konkurs tentojmë t'i shpërblejmë", ka deklaruar kreu i jurisë Fawzan al-Madi për Reuters.

3 133

Ndërkaq shuma e majme e parave për çmimin kryesor në garën për devenë më të bukur, është njëri nga faktorët që shtynë pronarët e tyre të tentojnë të mashtrojnë në forma të ndryshme. Raportohet se çmimi kryesor sillet rreth 58 mijë dollarë.

6 74

Sipas rregullave të parapara ndalohet çdo lloj "e modifikimit" të deveve me qëllim që të duken më të bukura.

4 1

"Deveve u ndalohet përdorimi i drogave, fryrja e buzëve, të rruhen, lyejnë qimet në çfarëdo pjese të trupit", thuhet ndër tjera në rregullat e parapara.

5 98

Gjatë këtij viti numri i vizitorëve që kanë udhëtuar nga e mbarë bota për të ndjekur nga afër këtë garë ka shënuar numër rekord - prej 300 mijë personave. /Telegrafi/