LAJMI I FUNDIT:

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Në kuadër të samitit qeveritar hungarezo-maqedonas, i cili po mbahet në Budapest, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, realizoi takim dypalësh me Tibor Navraçiq, ministrin për Administratë Publike dhe Zhvillim Rajonal të Hungarisë.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan për zhvillimin rajonal, qëndrueshmërinë e sistemeve të qeverisjes lokale, decentralizimin dhe organizimin territorial të të dyja vendeve, si dhe ndanë dhe shkëmbyen përvoja dhe praktika me interes për përmirësimin e mënyrave të funksionimit të vetëqeverisjes lokale në të dyja vendet.

U shkëmbyen gjithashtu përvoja për mënyrën dhe organizimin e ministrisë hungareze në pjesën e mekanizmave që përdor për zhvillimin rajonal, digjitalizimin e shërbimeve lokale dhe forcimin e kapaciteteve komunale.


“Bashkëpunimi dhe mbështetja e deritanishme nga miqtë tanë hungarezë është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë. Hungaria është një mik dhe partner afatgjatë në reformat tona dhe me kënaqësi ndajmë praktikat e saj të suksesshme në fusha që janë me rëndësi të madhe për vetëqeverisjen tonë lokale dhe zhvillimin rajonal. Ky takim është një tjetër dëshmi e mbështetjes së fortë dhe të vazhdueshme që marrim nga Hungaria, ndërsa njëkohësisht hap mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”, deklaroi ministri Perinski pas takimit, ku u diskutua edhe për mundësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e rrjetëzimit të komuniteteve tona lokale brenda programeve të BE-së, gjë që do të kontribuonte në nxitjen e inovacioneve dhe praktikave më të mira në nivel lokal.

“Përvojat e ndara janë veçanërisht të rëndësishme për përmirësimin e kapaciteteve të administratës lokale dhe zhvillimin rajonal në vendin tonë, ndërsa intensifikimi i bashkëpunimit është një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit tonë me Hungarinë, si dhe në realizimin e ambicieve evropiane të vendit”, shtoi Perinski, i cili gjatë takimit informoi ministrin Navraçiq për progresin e deritanishëm të projektit për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore – një nga masat më të rëndësishme të qeverisë sonë për avancimin e zhvillimit komunal, që po realizohet me fondet e siguruara nga kredia hungareze.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori