Perime e cila bën mrekulli: Shpargulli rregullon shtypjen, shëron infeksionet urinare dhe mbron zemrën!

Kjo bimë barishtore është plot vitamina dhe veprimi saj dobiprurës për shëndetin është i shumëfishtë
Në cilëndo qoftë mënyrë që ta përgatisni apo hani, shpargullin në mënyrë shumë të thjeshtë mund ta përfshini në ushqimin tuaj, transmeton Telegrafi.
Pos që ka pak kalori dhe është i pasur me fibra, forcon imunitetin tuaj dhe është burim i fuqishëm i antioksidanteve.
Më i fuqishmi ndër ta quhet glutation dhe i ndihmon organizmit t‘i zbërthejë materiet kancerogjene, gjë që e bën përbërës të shkëlqyeshëm për detoksikim.
Në vetëm 100 gramë shpargull të freskët gjenden: 210 mg kalium, 20 mg kalcium, 20 mg magnez, 45 mg fosfor, 1 mg hekur, 500 mg vitaminë A, 0,11 mg vitaminë B1, 0,12 vitaminë B2, 0,60 mg vitaminë B6, 1 mgniacin, 20 mg vitaminë C, 2,5 mg vitaminë E.
Sasitë e mëdha të vitaminave A, C dhe E i ndihmojnë organizmit në luftën kundër infeksioneve të ndryshme, ndërkaq përmbajnë edhe nivel të lartë të amino-thartirave të cilat kanë rol të diuretikëve natyralë.
Me urinim të shpeshtë jo vetëm që nxirret jashtë uji i panevojshëm, por organizmi lirohet edhe nga teprica e kripës. Kjo mund të ketë efekt pozitiv në rregullimin e shtypjes së gjakut, por ndihmon edhe në kontrollimin e disa sëmundjeve që kanë të bëjnë me zemrën.
Shpargulli i gjelbër apo i bardhë?
Nëse keni pyetur ndonjëherë përse shpargulli mund të gjendet edhe në variantin e bardhë, përgjigjja është shumë e thjeshtë.
Shpargulli i bardhë thjesht nuk ka pasur dritë të mjaftueshme të diellit derisa është rritur (për këtë shkak nuk ka e marrë ngjyrën e njohur të gjelbër), mirëpo në të vërtetë nuk ka kurrfarë dallimi midis tyre – kanë tërësisht të njëjtën shije dhe materie ushqyese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë