Përfundon takimi Haradinaj-Mustafa, AAK mbështet mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Pas takimit, Haradinaj tha se mbështesin mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, transmeton Telegrafi.
"Temë diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të Qeverisë Kurti. Në bisedim me Isa Mustafën e njoftova se qëndrimi i AAK-së, është pro, ne e përkrahim", tha Haradinaj para mediave.
Lideri i AAK-së, tha se është mirë të ndërmerren veprime dhe të krijohet Qeveria e re, duke shtuar më tej se me Mustafën do të takohet sërish.
Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka pohuar se sot do të nisin me mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































