Një konflikt disavjeçar mes Albert Krasniqit dhe Noizyt, i cili kulmoi me një përleshje të armatosur dy vjet më parë në qendër të Prishtinës, duket se u mbyll sot (e hënë) në gjykatë ku shpallën pajtimin.
Katër ditë pasi janë mbushur dy vjet nga përleshja e armatosur në të cilën kishte mbetur i plagosur lideri i labelit OTR, Rigels Rajku (Noizy) me Albert Krasniqin, palët u përballen në gjykatë, raporton KALLXO.com.
‘Noizy’ ishte i pari që u deklarua për këtë rast. Në deklarimin e sotëm gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Noizy tha se ndihet keq për konfliktin në të cilin ai kishte mbetur i plagosur.
“Akuzën e pranoj. E kuptoj shumë mirë. Unë ndihem me të vërtetë fajtor. Nuk e di a do të më pranohet kjo por kërkoj falje, kjo ka ndodhë, ne jemi të rinj dhe ne e kemi falë njëri- tjetrin. Kemi vendosë që të kaluarën ta lëmë prapa. Jemi takuar edhe me familjen e Albertit dhe me familjen time, kemi vendosur që këto t’i lëmë prapa”, citohet të ketë thënë Noizy para gjykatës.
Pas tij, fajësinë e pranoi edhe Albert Krasniqi: “Po e pranoj fajësinë dhe ndjehem shumë keq për rastin që ka ndodhë. Ne jemi pajtuar dhe tash jemi miq “.
Në gjykatë sot nuk është paraqitur i akuzuari tjetër, Elvis Hyseni, për të cilin avokati i tij, Aziz Rexha, tha se jeton në Londër dhe nuk ka pasur mundësi që të vijë.
Në mungesë të të akuzuarit Hyseni, kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra mori aktvendim për ta veçuar procedurën ndaj këtij të akuzuari me qëllim të ekonomizimin të procedurës.
https://www.instagram.com/p/BnnfQhMlevl
Beteja në mes dy labelëve muzikorë OTR e Babastars, e cila nisi më 13 shtator të vitit 201në Prishtinë, u zhvendos në Gjykatë.
Në lidhje me këtë përleshje në mes OTR e Babastars në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca fillestare.
OTR është ‘label’ në të cilin bën pjesë Noizy, ndërsa ‘Babastars’ label-i tjetër ku bën pjesë ‘Cozman’.
Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.
KALLXO.com ka arritur të sigurojë aktakuzën në të cilën prokuroria ka shpjeguar veprimet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë përleshje.
Në këtë proces gjyqësor i akuzuar është Rigels Rajku (Noizy), derisa reperi tjetër, Ylber Abdullahu (Cozman), është palë e dëmtuar.
Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të lënduar disa persona, përfshirë edhe Rigels Rajku, i njohur për publikun si “Noizy”, atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.
Ndërsa Visar Shala, i njohur në tregun e muzikës me nofkën ‘Skivi’, është vetëm dëshmitar në këtë proces gjyqësor.
Sipas aktakuzës, ‘Noizy’, në ditën kritike i ishte vërsulur fizikisht Albert Krasniqit dhe Ylber Abdullahut, pasi që i akuzuari Krasniqi dhe tani i dëmtuari Abdullahu me automjet të të dëmtuarit kanë ardhur në parking.
Aktakuza thotë se ‘Noizy’ fillimisht i është vërsulur ‘Cozman’-it të cilit i është afruar derisa ishte duke ndenjur në automjetin e markës “Range Rover” dhe me grusht e ka goditur në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë në automjet, me ç‘rast është shkaktuar rrahja e përgjithshme dhe i dëmtuari kishte pësuar edhe ca goditje.
Më pas, gjithnjë sipas aktakuzës, ‘Noizy’ kishte kaluar nga ana tjetër e automjetit nga vendi i pasagjerit dhe e kishte goditur me grusht në anën e djathtë të fytyrës në regjionin e buzëve tani të dëmtuarin Abdullahu.
https://www.instagram.com/p/Bm_L7KlFrRW
Si rrjedhojë, prokuroria pretendon se i dëmtuari Abdullahu ka pësuar lëndime të lehta trupore, si dhe i akuzuari i dytë Albert Krasniqi, me pasoja të përkohshme për shëndetin për të dy personat.
Atë ditë, reperi “Noizy” kishte hyrë në operim në të cilin mjekët i kishin larguar një plumb gjatë ndërhyrjes kirurgjike.
Aktakuza sqaron prejardhjen e plumbit në trupin e tij nga i akuzuari tjetër i rastit, Albert Krasniqi, pasi që ky i fundit kishte shtënë dy fishekë “njëri nga të cilët ka përfunduar në trupin e Rajkut”.
Sipas aktakuzës, deri te kjo ka ardhur pasi që i akuzuari Albert Krasniqi kishte qenë në veturë me të dëmtuarin ‘Cozman’ dhe pasi që ka ardhur në parking, i njëjti është sulmuar nga ‘Noizy’, dhe në një moment ka nxjerrë nga xhepi i jaknes pistoletën në fjalë.
Me këtë, Krasniqi, ngarkohet nga prokuroria me veprën penale lëndim i lehtë trupor, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Përveç këtyre dy veprave penale, ai ngarkohet edhe për një vepër tjetër penale të lëndimit të lehtë trupor ndaj Denis Hajrit, i dëmtuar në këtë incident.
“Ka shtënë dy fishekë në drejtim të tokës nga të cilët njëri fishek e ka plagosur tani të dëmtuarin Denis Hajri, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara me veprim dinamik të armës së zjarrit”, thuhet më tej në aktakuzë.
Të akuzuar në këtë proces përpos reperit “Noizy” dhe Albert Krasniqit, është dhe Elvis Hyseni.
Hyseni, sipas aktakuzës, në datën, kohën dhe vendin për të cilin bëhet fjalë, në momentin kur ka ardhur policia në vendin e ngjarjes, kur i akuzuari Albert Krasniqi me kërkesë të policisë ishte duke e lëshuar armën poshtë (në tokë) “me dashje ka përdorur dhunë dhe ka sulmuar fizikisht” Krasniqin duke e goditur me grusht në pjesën e fytyrës.
Me këtë ngarkohet me veprën penale sulmi. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Martohet për herë të dytë Fero

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

E pyeti se përse e mori në krevat, Gjesti - Eglit: Nuk mund të ta them tani

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri