Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka ka njoftuar se se ka përfunduar ndërtimi i bypassit në kanalin e dëmtuar të Ibër-Lepencit pas shpërthimit të një sasie të madhe të eksplozivit.

Mujka ka deklaruar se pasi uji largohet nga kanali dhe zhvendoset në by-pass atëherë mund të bëhet një vlerësim real i dëmeve.


"Në orët e vona të pasdites përfundoi edhe ndërtimi i bypassit me çka mundësohet që akuadukti i dëmtuar të lirohet nga regjimi i ujit dhe të mundësohet vlerësimi i dëmit të shkaktuar dhe pastaj bazuar në këtë raport të filloj edhe rehabilitimi i kanalit në afatin më të shpejtë të mundshëm", ka njoftuar Mujka.

Përndryshe bypassi ka kapacitet rreth 6m3/sec ujë që është 2 herë më shumë se furnizimi i tanishëm.

Mujka është shprehur se ndërtimi i by-passit do t’i furnizojë me ujë në baza normale qytetarët, KEK-un dhe operatorët tjerë./Telegrafi/