Ashtu edhe siç ishte paraparë, sot rreth orës 12.00, ka filluar rrënimi i murit ilegal në veri të Mitrovicës.

Muri në veri të Mitrovicës u rrënua pas rreth një orë punime të dy ekskavatorëve mbi të, raporton Telegrafi.


Nga të dyja anët e qytetit shihen qytetarë të cilët po i shikojnë mbetjet e murit të rrënuar.

Ndërkaq në anën jugore, qytetarët nuk lejohen të kalojnë mbi urë, ata janë ndaluar nga forcat policore të cilët janë të shumtë në numër. /Telegrafi/

ww1

ww2

ww3