Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AACK) dhe Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), përmes një komunikatë të përbashkët për media, kanë dhënë detaje të reja në lidhje me turbulencën e cila ka ndodhë gjatë fluturimit të aeroplanit të kompanisë ajrore ALK Airlines, nga Prishtina për në Bazel.
Në komunikatën e bërë për media thuhet se, gjatë fluturimit normal në shpejtësinë e zakonshme të fluturimit mbi territorin e Malit të Zi, aeroplani ka hasur papritmas në turbulenca të mëdha, të cilat kanë zgjatur rreth 5 minuta, me ç’rast janë lënduar tre udhëtarë, njëri i ndodhur jashtë ulëses, një nga uji i nxehtë i kafes dhe një tjetër nga rënia e bagazhit të dorës mbi ulëse. Pesë persona të tjerë kanë pasur trauma. Të gjithë pasagjeret janë liruar nga spitali, transmeton Telegrafi.
“Pilotët nuk kanë deklaruar emergjencë dhe aeroplani nuk ka devijuar në ndonjë aeroport tjetër të afërm gjatë fluturimit, sepse nuk ka pasur nevojë, por kanë vazhduar në destinacionin final në Basel, ku kanë aterruar në ora 18:13 (UTC). Pas arritjes në Basel, ky aeroplan ka qenë subjekt i një kontrolli teknik në aeroportin e Bazelit dhe më pas është ngritur nga Baseli në ora 20:24 (UTC) me udhëtar në drejtim të Prishtinës dhe ka aterruar në Prishtinë në ora 22:20 (UTC).
Për këtë ndodhi, KHAIA ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me:
Bureau d’Enquêtes et d’Analyses pour la Sécurité de l’Aviation Civile (BEA) – Bordi i Hetimeve të Aksidenteve ajrore (Republika e Francës)
Sëiss Transportation Safety Investigation Board (STSB) – Bordi i Hetimeve të Aksidente ajrore (Shteti Zvicër)
National Safety Investigation Agency (NSIA) – Bordi i Hetimeve të Aksidenteve ajrore (Republika e Malit të Zi)
Aircraft Accident Investigation Unit (AAIU) – Bordi i Hetimeve te Aksidenteve ajrore (Shteti Bullgari).
• Fotografitë e interierit të aeroplanit, që kanë qarkulluar në media, nuk paraqesin rrezikim të vlefshmërisë ajrore, rrjedhimisht të sigurisë së fluturimit. Në foto shihen rregullime të pjesëve të brendshme dekorative e jo të strukturës së aeroplanit apo ndonjë komponenti.
Sa i përket gjendjes teknike të aeroplanit B733, të kompanisë ajrore ALK Airlines, me regjistrim LZ-MVK, ky aeroplan posedon certifikate valide të vlefshmërisë ajrore (certificate of airworthiness CoA) dhe certifikate valide të rishikimit vjetor të vlefshmërisë ajrore (airworthiness review certificate – ARC) te lëshuara nga shteti i regjistrimit. Me lëshimin dhe validitetin e këtyre dy certifikatave konstatohet gjendja e rregullt teknike e një aeroplani, i cili ka kryer mirëmbajtjen në intervalet e caktuara (A, B, C and D checks), sipas programit të mirëmbajtjes, ndërrimin e pjesëve mekanike sipas intervalit të caktuar të eksplorimit dhe intervalit kohor, inspektimet e strukturës dhe komponentëve të aeroplanit, korrigjimin e defekteve të mundshme brenda afatit të caktuar, riparimet dhe modifikimet e mundshme në pajtueshmëri me direktivat e vlefshmërisë ajrore.
Certifikata e vlefshmërisë dhe certifikata e rishikimit vjetor të vlefshmërisë ajrore (CoA dhe ARC) nuk lëshohen nëse mirëmbajtja nuk është kryer në një ambient të kontrolluar nga Agjencioni Evropian mbi Sigurinë e Aviacionit (EASA controlled environment) sa i përket vlefshmërisë ajrore.
Ky term nënkupton menaxhimin e mirëmbajtjes nga organizata e certifikuar për menaxhim të mirëmbajtjes, kryerjen e mirëmbajtjes nga organizata e certifikuar për mirëmbajtje, personelin e licencuar të mirëmbajtjes, në përputhje me standardet dhe rregulloret e EASA-s dhe nën mbikëqyrje të shteteve anëtare të EASA-s.
Certifikata e vlefshmërisë dhe certifikata e rishikimit vjetor të vlefshmërisë ajrore për “ALK Airlines”, janë lëshuar nga shteti i regjistrimit, në këtë rast Bullgaria, që është shtet i BE-së dhe rrjedhimisht anëtar i EASA (European Aviation Safety Agency), në përputhje me Rregulloret e aviacionit të EASA-se.
Vlerësimi i sigurisë së këtij aeroplani të huaj (SAFA – Safety Assessment of Foreign Aircraft), është kryer ne ANP “Adem Jashari” nga inspektorët e AACK-se, brenda 6 muajve të fundit, si në vijim:
-me 29 dhjetor 2018 (në kuadër të planit vjetor të SAFA inspektimeve 2018)
-me 3 maj 2019, (në kuadër të planit vjetor të SAFA inspektimeve 2019)
-me 05 maj si folloë-up i inspektimit të 3 majit.
-me 19 qershor 2019 (pas fluturimit të 16 majit 2019, turbulenca)
Gjatë këtyre inspektimeve nuk janë konstatuar asnjë gjetje e kategorisë 2 apo 3, që do të rezultonin në kufizimin apo ndalimin e operimit të këtij aeroplani, deri në korrigjim të gjetjes.
Sipas informatave që AACK posedon, brenda periudhës së njëjtë kohore, i njëjti aeroplan ka pasur edhe 3 inspektime SAFA tjera nga dy shtete tjera evropiane. Gjetjet nga këto inspektime, janë mbyllur nga shtetet inspektuese pas veprimeve korrigjuese nga operatori i aeroplanit”, thuhet në komunikatë e bërë.
AACK dhe KHAIA konsiderojnë se siguria e fluturimit nuk është rrezikuar në asnjë moment. Turbulenca që ka ndodhur me dt. 16 qershor 2019, ishte e paparashikueshme, përkundër përcjelljes së situatës meteorologjike para dhe gjatë fluturimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atentati në Kurbin, dyshohet për hasmëri – Viktima, babai i dy të dënuarve për vrasje

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri