Euro ka shënuar rritje të fortë sot në raportet e këmbimit ndaj lekut, duke vijuar në këtë tendencë për të tretën ditë radhazi, teksa efektet sezonale duket se po shkojnë drejt fundit dhe monedha e përbashkët po ndikohet nga forcimi i saj në bursat ndërkombëtare.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me ditën e sotme me 136.57 lekë, me një rritje ditore prej 0.32 lekësh, ndër më të lartat e këtij viti dhe duke arritur nivelin më të lartë që nga 18 korriku.
Sipas aktorëve të tregut dy janë arsye kryesore të zhvlerësimit të lekut.
Së pari, efektet sezonale po shkojnë drejt fundit. Fluksi masiv i turistëve që erdhi në javët e para të gushtit dhe rriti ofertën ka filluar të zbehet. Fillimi i shkollës në 1 shtator në Kosovë, ka bërë që turistët nga Kosova, që përbëjnë dhe numrin më të madh të fillojnë të largohen. Edhe emigrantët gradualisht po e lënë vendin, pasi kaluan pushimet.
Së dyti, edhe në bursat ndërkombëtare, euro ka qenë e fortë në raport me dollarin. Të dhënat e dobëta mbi ekonominë amerikane po ndikojnë prej javësh mbi monedhën e gjelbër. Indkesi i dollarit kundrejt një shporte prej 6 monedhash ra në 94.385, niveli më i ulët që nga 24 qershori, kur perspektiva e ekonomisë globale mori një goditje të fortë pas referendumit të Britanisë për të dalë nga BE.
Euro ishte 0.3 për qind më e lartë në $1.1320 EUR=, pasi kishte arritur në nivelin më të lartë të shtatë javëve prej $1.13285.
Aktorët e tregut vendas thonë se në tregun e brendshëm USD nuk mund të shkojë më poshtë se 120.5 lekë dhe kjo po shoqërohet me rritjen më të fortë të euros.
Në tregun vendas, dollari ra me 0.23 lekë në 120.77 lekë për një USD. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës