LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi Digjitalizimi i Arkivës Periodike të Bibliotekës së Gjakovës (Foto)

Përfundoi Digjitalizimi i Arkivës Periodike të Bibliotekës së Gjakovës (Foto)

Gjatë nëntorit të këtij viti po përmbyllet me sukses projekti katër vjeçar i kompanisë “PrimeDB” me bibliotekën e qytetit të Gjakovës.  Projekti synonte digjitalizimin e arkivës së shtypit (periodikës ) së kësaj biblioteke dhe ndërtimin e një mjedisi më cilësor për ruajtjen e kësaj arkive.

Drejtori i bibliotekës, Engjëll Berisha, ka sqaruar se “është bërë një punë shumë voluminoze me një cilësi të lartë, e cila ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për bibliotekën e këtij qyteti, por për gjithë bibliotekarinë në vend”.

Në Kosovë janë digjitalizuar 1 milion e 262 mijë e 720 faqe shtypi (gazeta dhe revista ), që nga materialet e ish – gazetës Rilindja, e cila daton që nga viti 1945 e tutje.


2

Ndërsa drejtori i kompanisë “PrimeDB”,  Korab Zhuja, ka theksuar për Telegrafin që kompania do të vazhdoi me pasurimin e kësaj arkive. Sipas tij,  kjo kompani tashmë po ofron një shërbim i ri që quhet Bibliotekaria (www.bibliotekaria.com), dhe krejt kjo  me synimin e avancimit të Bibliotekarisë në Kosovë.

Këtë arkivë Zhuja e konsideron pasuri kombëtare, derisa fton në bashkëpunim të gjitha institucionet apo arkivistët që posedojnë arkiva personale. /Telegrafi/