LAJMI I FUNDIT:

Performanca spektakolare e Rita Orës në ‘Jimmy Fallon Show’, këndon live këngën “Your Song” (Video)

Performanca spektakolare e Rita Orës në ‘Jimmy Fallon Show’, këndon live këngën “Your Song” (Video)

Rita Ora promovoi zërin e saj të ëmbël në episodin e së martës së mbrëma (18 korrik), të “The Tonight Show” me të famshmin Jimmy Fallon!

Këngëtarja 26-vjeçare këndoi live këngën e saj të re “Your Song”, me një interpretim spektakolar.

“Your Song” është këngë e cila është bashkë-shkruar me Ed Sheeran, i cili gjithashtu ishte një nga mysafirët muzikorë të mbrëmjes.


Rita Ora shfaqet plot stil për Billboard (Foto)
Lexo po ashtu Rita Ora shfaqet plot stil për Billboard (Foto)

Gjatë episodit, Rita u bashkua gjithashtu me mysafirin Jada Pinkett Smith dhe Dane DeHaan për të krijuar situata mjaft qesharake për shikuesit.

Një ditë më parë, Rita tërhoqi vëmendjen gjatë daljes nga hoteli i saj, pasi ishte veshur jo njëherë, as dy, por plot tre herë në stilin e viteve të 70-ta.

E tillë, ajo u paraqit edhe gjatë performancës së “Youyr Song”. /Telegrafi/