Nën qiell të hapur dhe me muzikë akustike, është prezantuar edicioni tërësisht i ri i Porsche - Taycan Cross Turismo.

I inspiruar nga vizioni që ishte mishëruar me prezantimin e konceptit të parë në vitin 2019, Porsche dërgoi sinjal të rëndësishëm për të ardhmen elektrike të lëvizjes.


20 2

Shasia me teknologji të lartë, me ngasje në të gjitha rrotat dhe pezullimi adaptues, janë absolutisht të pakompromis. Paketa opsionale Off-Road e rrit distancën nga toka deri 30 mm. Kjo do të thotë se Cross Turismo mund të vozitet edhe në terrene më të vështira. "Gravel Mode" standard e përmirëson përshtatshmërinë në modelin e ri për vozitje në rrugë të pabarabarta.

15 7

Katër derivatet e Taycan Cross Turismo janë të qasshme menjëherë pas lansimit. Fuqia arrin deri në 380 kuaj në versionin bazë Taycan 4 Cross Turismo, 490 kuaj në Taycan 4S Cross Turismo, 625 kuaj në Taycan Turbo Cross Turismo dhe 761 kuaj fuqi në Taycan Turbo S Cross Turismo, që arrin shpejtësinë 100 km/h për vetëm 2.9 sekonda. Të pajisur me Performance Battery Plus, kapaciteti i përgjithshëm i baterisë arrijn në 93.5 kWh dhe çdo herë vjen standard në të gjitha versionet. Diapazoni i baterive arrin nga 416 deri 456 kilometra, varësisht nga versioni i Taycan Cross Turismo.

6 28

Si pjesë e këtij viti dhe të tretit me radhë "Skopje Unplugged 2021", Porsche Taycan Cross Turismo i ri u paraqit me krenari në skenë i shoqëruar nga muzikë akustike në një festival me disa interpretues, të tillë si Van Gogh, Igor Xhambazov të shoqëruar nga Guru Hare Band, "Këmbët e ftohta" dhe të tjerë.

1 266

4 48

15 7