Performanca e Ansu Fatit te Barcelona – lojtari më i ri që debuton te katalunasit në La Liga nga viti 1941

Në fundjavën që shkoi, Ansu Fati u bë lojtari më i ri në histori të Barcelonës që debuton në La Liga.
Në moshën 16-vjeçare dhe 298 ditë, talenti nga Guiena Bissau, u bë lojtari më i ri që debuton te skuadra katalunase në ligën spanjolle.
Ernesto Valverde e ftoi Fatin në ndeshjen ndaj Real Betisit që e fituan 5-2, shkaku i mungesës së Lionel Messit dhe Luis Suarezit që janë të lënduar.
Talenti që rrjedhë nga La Masia, që pak kohë më parë ka nënshkruar kontratë trevjeçare me gjigantin katalunase, u cilësua si një zëvendësues mjaftë i qëlluar.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































