Vezët janë ushqim i lirë që konsumohen nga njerëzit në mbarë botën. Megjithëse ekzistojnë lloje të ndryshme të vezëve, vezët e pulës konsumohen më së shpeshti.
Vezët përmbajnë shumë vitamina dhe minerale të cilat janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
Vitamina A e përmirëson shëndetin dhe pamjen e lëkurës, sistemit imunitar dhe të parit.
Vitamina B2 e përmirëson efikasitetin e energjisë, rrit nivelin e rruazave të kuqe të gjakut, e përmirëson shikimin dhe punën e sistemit nervor.
Vitamina B5 e përmirëson shfrytëzimin e energjisë dhe funksionet kognitive.
Vitamina D e ruan shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve dhe e përmirëson absorbimin e kalciumit.
Vitamina E përmirëson shëndetin e sistemit riprodhues, sistemit nervor dhe muskujve.
Biotina e përmirëson efikasitetin e energjisë, ruan shëndetin e flokëve dhe të lëkurës, dhe e përmirëson sistemin imunitar.
Kolina e përmirëson përpunimin e yndyrës dhe funksionin e mëlçisë.
Acidi folik e përmirëson formimin e rruazave të gjakut dhe indeve të bebeve në zhvillim.
Jodi e përmirëson funksionin e tiroides, e ruan shëndetin e lëkurës dhe funksionin e sistemit nervor.
Hekuri merr pjesë në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e oksigjenit në trup.
Luteina dhe zeaksantina e përmirësojnë shëndetin e syve dhe e reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të syrit.
Fosfori e ruan shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve dhe e përmirëson efikasitetin e energjisë.
Proteinat janë të nevojshme për ndërtimin dhe funksionimin e muskujve, organeve, rigjenerimin e indeve, prodhimin e antitrupave, enzimave dhe hormoneve.
Seleni e redukton nivelin e radikaleve të lira, e stimulon punën e gjëndrës tiroide dhe sistemit imunitar.
Vezët konsiderohen një nga burimet më të mira të proteinave. Një vezë e madhësisë mesatare përmban mesatarisht rreth 5.53g proteina. Rreth 12.6% të vezës e përbëjnë vetë proteinat.
Një vezë mesatare përmban rreth 63 kalori.
Rreth 9% e vezës është yndyrë, të cilën e gjejmë në të verdhën e vezës. Pjesa më e madhe e yndyrës, të cilën e gjejmë në vezë, konsiderohet e shëndetshme: rreth 38% e acideve yndyrore të pangopura, 16% të acideve yndyrore poli-të-pangopura dhe 28% acide yndyrore të ngopura.
Vezët përmbajnë edhe kolesterol. Një vezë mesatare përmban rreth 164mg kolesterol. Sa i përket ndikimit të kolesterolit të vezës në shëndet, mendimet janë të ndryshme.
Disa besojnë se ai e dëmton shëndetin, ndërsa disa besojnë se nuk e dëmton dhe në fakt e përmirëson shëndetin.
Përfitimet e mundshme shëndetësore
Ndërtimi i muskujve. – Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave që e ruajnë punën dhe shëndetin e muskujve dhe e ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën humbet masa e muskujve.
Funksioni më i mirë i trurit. – Vezët përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme për funksionimin e duhur të qelizave të trurit dhe atyre nervore.
Nivelet e ekuilibruara të energjisë. – Vezët përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme për trupin ashtu që qelizave t’u sigurojnë burim të qëndrueshëm dhe të balancuar të energjisë.
Imuniteti i fortë. – Vezët përmbajnë vitaminë A, B12, dhe selen, të cilat janë dëshmuar se mund ta përmirësojnë funksionimin e sistemit imunitar.
Shëndet më i mirë i zemrës. – Kolina e luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, sepse mund ta zvogëlojë nivelin e homocisteineve, një aminoacid që është i lidhur me rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Rritje dhe zhvillim i shëndetshëm i fëmijës. – Përbërja ushqyese e vezëve kontribuon për një dietë të shëndetshme dhe të balancuar të grave shtatzëna dhe mund të ndihmojë në parandalimin e çrregullimeve të lindura.
Shëndet më i mirë i syve. – Luteina dhe zeaksantina ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit makular, sëmundjes së syrit që është shkaku kryesor i verbërimit.
Ruajtja e një peshe të shëndetshme të trupit. – Proteinat me cilësi të lartë në vezë ndihmojnë në ruajtjen e peshës së shëndetshme sepse e zgjasin ndjenjën e ngopjes.
Pamja më e mirë. – Vitaminat dhe mineralet që i gjejmë në vezë e përmirësojnë shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Ato gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme. Sistemi i fortë imunitar gjithashtu kontribuon në pamje të shëndetshme dhe të bukur, ndërsa vezët mund ta forcojnë sistemin imunitar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame