LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesi i VV-së në KQZ informon bashkatdhetarët rreth procesit të votimit në zgjedhjet parlamentare

Përfaqësuesi i VV-së në KQZ informon bashkatdhetarët rreth procesit të votimit në zgjedhjet parlamentare

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga Vetëvendosje, ka njoftuar bashkatdhetarët për procedurat që duhet ndjekur për të votuar në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Rrustemi në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se afati për regjistrim është nga 30 gushti deri në 10 shtator, transmeton Telegrafi.

“Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kanë të drejtë vote edhe bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit. Të gjithë ata bashkatdhetarë që kanë shtetësinë e Kosovës, domethënë që kanë pasaportë apo letërnjoftim të Kosovës, por edhe ata që nuk janë shtetas, por që kanë të drejtë për shtetësi, domethënë ata që kanë lindur në Kosovë, ose ata/ato prindërit e të cilëve kanë lindur në Kosovë, ose fëmijët e prindërve me shtetësi të Kosovës, mund të regjistrohen që të votojnë përmes postës”, ka shkruar ai.


Rrustemi ka shtuar se vetëm ata që regjistrohen mund të votojnë përmes postës.

“Nga 30 gushti në faqen e KQZ-së mund të gjeni dy formularë për regjistrim. Formulari i parë (njëfaqësh) është për ata që kanë shtetësi të Kosovës, kurse formulari i dytë, është për ata që nuk janë shtetas, por kanë të drejtë shtetësie. Afati për regjistrim është nga 30 gushti deri më 10 shtator. Andaj, nga 30 gushti vizito webfaqen e KQZ-së www.kqz-ks.org informohu, shkarko aplikacionin, plotësoje, bashkëngjitja dokumentet dhe nise me email”, vijon shkrimi i Rrustemit.

Ndryshe, presidenti i Republikës sё Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrё vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas njoftimit për media në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori