LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesi i OBSH-së: Kosova të shtojë testet PCR, testet sereologjike nuk ndihmojnë në kontrollimin e situatës

Përfaqësuesi i OBSH-së: Kosova të shtojë testet PCR, testet sereologjike nuk ndihmojnë në kontrollimin e situatës

Në momentin kur vaksina do të jetë gati, ajo do të shpërndahet në të gjitha vendet e botës pavarësisht nivelit të zhvillimit të tyre ekonomik.

Kështu ka deklaruar për RTV Dukagjinin përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skender Syla.

“Unë nuk dua të specifikojë në aspektin kohor se kur mund të jetë gati ajo vaksinë për përdorim të gjerë nga popullata, mirëpo e di që autoritetet e Kosovës janë në kontakt me OBSH-në që Kosova të jetë ndër grupet prioritare që do të ketë këtë vaksinë”, tha ai, përcjell telegrafi.


Syla thotë se për menaxhim më të mirë të situatës, shteti duhet të rritë numrin e testimeve PCR.

“Duhet të marrim masa të balancuara të cilat do të respektohen nga qytetarët. Një element tjetër i domosdoshëm që duhet të bëhet në Kosovë, është që të shtohet numri i testimeve. Përderisa çdo ditë ka numër tre shifrorë të rasteve të reja me COVID-19, numri i testimeve duhet të shtohet dhe kjo duhet të bëhet përmes shtimit të kapaciteteve në institutet rajonale të shëndetit publik në Kosovë”.

“Është edhe një mesazh për qytetarët e Kosovës të cilët po bëjnë shumë teste sereologjike. Ato nuk kanë ndonjë vlerë diagnostike për individin e as ndonjë vlerë për shtetin për të kontrolluar situatën epidemiologjike. Andaj fokusi duhet të jetë në shtimin e testeve PCR në nivele të instituteve rajonale”.

Përfaqësuese i OBSH bënë thirre për kujdes sidomos nga të rinjtë që të mos rrezikojnë shëndetin dhe jetën e familjarëve të tyre më në moshë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori