Kushtetuta e Kosovës përcakton që partitë e caktuara nga komunitetet, që kanë kaluar pragun e trupit zgjedhor, janë ato që flasin në emër të atij komuniteti dhe kjo vlen edhe në rastin e komunitetit serb, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike kushtetuese në vend.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, të mbajtura më 6 tetor, sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, subjekti politik nga radhët e komunitetit serb, Lista Serbe, ka marrë 6. 61 për qind të votave. Përfaqësuesit e kësaj liste kanë theksuar se kanë marrë më shumë se 95 për qind të votave nga komuniteti serb.
Por, Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është partia e parë me më së shumti vota, ka theksuar që ai nuk do t’i drejtohet Listës Serbe për pjesëmarrjen e saj në përbërjen e ekzekutivit.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë që rezultatet zgjedhore, përfshirë edhe ato të subjekteve politike të komuniteteve pakicë, sipas Kushtetutës, duhet të reflektohen në përbërjen e ekzekutivit, përbërjen e Kuvendit dhe të trupave tjerë kushtetues.
Sipas tij, në qoftë se ekzekutivi do të ketë të paktën 12 ministri, atëherë, komunitetit serb do t’i takojë një ministri. Kushtetuta e vendit, në këtë rast, sipas tij, përcakton dy situata.
“Situata e parë është kur ministri, zëvendëskryeministri dhe zëvendësministri i takojnë pjesëtarëve të komuniteteve pakicë që janë anëtarë të Kuvendit. Në këtë rast, grupimi, partia ose koalicioni që përcakton komunitetin respektiv, kërkohet të konsultohet dhe në këtë rast është Lista Serbe”.
“Kur zëvendëskryeministri, ministri apo zëvendësministri vijnë nga jashtë Kuvendit, atëherë duhet vendim apo votë formale e Listës Serbe dhe e grupimeve tjera që përfaqësojnë komunitetet pakicë. Do të thotë, si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, ata (Lista Serbe) nuk mund të anashkalohen”, thotë Hasani.
Ai shton se jashtë subjekteve politike të komuniteteve pakicë, që kanë fituar në zgjedhje ose pa vullnetin dhe pëlqimin e tyre, nuk mund të bëhet përzgjedhja e ndonjë ministri për të përfaqësuar interesat e tyre.
Megjithatë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pretendon formimin e Qeverisë së re të vendit, ka thënë që në përbërjen e ekzekutivit do të ketë një ministër nga komuniteti serb, por jo detyrimisht nga Lista Serbe.
“Ne do ta respektojmë Kushtetutën e Kosovës. Por, nuk do të vrapojmë te Lista Serbe pa i takuar dhe biseduar me serbët jashtë Listës Serbe, që kanë garuar dhe të cilëve duket që edhe një herë u është bërë padrejtësi e madhe me parregullsitë e procesit zgjedhor dhe me shkeljet e shumta, që i kanë konstatuar edhe vëzhguesit ndërkombëtarë”, ka thënë Kurti.
Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, në një deklaratë për një televizion të Serbisë, ka thënë që ajo çfarë kërkon Kurti, që të ketë në Qeveri një serb tjetër që nuk i takon Listës Serbe, është e njëjtë, sipas tij, sikur Lista Serbe të kërkojë që ai të mos jetë kryeministër, por dikush tjetër. Siç ka thënë ai, e gjithë kjo është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Kjo që e ka thënë Kurti është pjellë e dëshirës së tij dhe ai këtë nuk e ka fshehur as para procesit zgjedhor dhe është takuar edhe me Rada Trajkoviqin, me (Nenad) Rashiqin dhe (Slobodan) Petroviqin, të cilët i ka shumë më në qejf”, ka thënë Jevtiq.
Ndërkaq, profesor Hasani thotë që lënia jashtë ekzekutivit e Listës Serbe është e parealizueshme në aspektin kushtetues, por edhe politik. Bazuar në Kushtetutën e vendit, sipas tij, në rastin konkret, ata që kanë fituar në zgjedhje, si të deklaruar për të përfaqësuar komunitetin e tyre, janë Lista Serbe.
“Ky është përcaktimi kushtetues që nuk mund të anashkalohet. Mund të anashkalohet, por është kundër-kushtetuese dhe tërheq pasoja të caktuara kushtetuese. Në aspektin politik, mendoj që ne nuk duhet t’u kthehemi praktikave reminishente nga e kaluara, të cilat dikur i bënte (ish-presidenti i Serbisë, Slobodan) Millosheviqi në Kosovë, për gjetur ‘shqiptarë të ndershëm’”.
“Populli shumicë i Kosovës, marrë parasysh që ne jemi bërë shtet sovran dhe i pavarur, duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe të mos përsërisim praktika nga e kaluara, por të respektojmë vullnetin kushtetues, siç e kanë shprehur qytetarët e Kosovës, të cilët sot janë grupuar rreth Listës Serbe dhe nesër grupohen rreth ndonjë subjekti tjetër, sepse kjo është politikë”, shpjegon Hasani.
Në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, kanë garuar 4 subjekte politike të komunitetit serb. Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, është i vetmi subjekt politik serb që e ka kaluar pragun zgjedhor.
Misioni mbikëqyrës i Bashkimit Evropian, në raportin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ka përmendur presionet dhe frikësimet ndaj kandidatëve të subjekteve politike tjera serbe, si dhe të qytetarëve të komunitetit serb, që të votojnë për Listën Serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, deri në fund të marsit do të jetë para deputetëve

Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplanë

Gjykata Kushtetuese pranohet si anëtare me të drejta të plota në Konferencën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet