Një Ferrari 812 i vitit 2019 është një bishë në çdo aspekt. Me 789 kuaj-fuqi dhe një shpejtësi të lartë prej 211 milje në orë, për ta blerë atë, ju do të duhet të paguani hiq më pak se 363,000 dollarë.
Megjithatë, një të tillë ju mund ta blini për një çmim shumë më të lirë – nëse veproni shpejt dhe nuk ju pengojnë disa “goditje” që ai ka “përjetuar”.
Këtë, sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, mund ta bëni përmes Copart Inc. e cila është duke e shitur një të tillë në internet me një ofertë të lartë aktuale prej 91,500 dollarësh.
Por kjo nuk është e vetmja veturë që mund ta blini aty – sepse kjo veturë është pothuajse një nga 200,000 automjetet e disponueshme – nga superveturat deri tek transportuesit e njerëzve – disa të dëmtuara pak, disa “rrënoja totale”.
Sipas Wikipedia, Copart, Inc., me seli në Dallas, Texas, është një ofrues ankandi i automjeteve në internet dhe shërbimeve të riblerjeve në SHBA, Kanada dhe Britani të Madhe që ka hapur operacione në Gjermani, Irlandë, Brazil, Spanjë, Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe në Finlandë.
Dhe po sipas Bloomberg, biznesi i shitjes së automjeteve të dëmtuara nuk ka qenë kurrë më i mirë për themeluesin e Copart, Willis Johnson, me origjinë nga Oklahoma, i cili i ktheu “fatkeqësitë e shoferëve” në një pasuri prej 1.9 miliard dollarë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires.
Siç bëhet e ditur, 72-vjeçari ka mbledhur një rrjet të veturave të aksidentuara nëpër SHBA, Brazil, Britani të Madhe, Lindje të Mesme dhe vetëm javën e kaluar hapi një hapësirë prej 22 hektarësh në Berlin.
Dhëndri i tij, Jay Adair, është zyrtari kryesor ekzekutiv dhe zotëron më shumë se 800 milionë dollarë të aksioneve të Copart, të cilat së fundmi kanë shënuar rritje.
Po sipas Bloomberg, bëhet fjalë për njeriun i cili gjashtë muaj pasi mbaroi shkollën e mesme në Kaliforni, u regjistrua për të kryer shërbimin ushtarak. Ai shërbeu për një turne njëvjeçar në Vietnam, pastaj u kthye për të punuar në biznesin e babait të tij.
Megjithatë, më pas Johnson bleu “oborrin” e tij në vitin 1972 për 75,000 dollarë, duke shitur shtëpinë e tij për të financuar blerjen dhe duke zhvendosur gruan e tij, Joyce dhe dy fëmijët e vegjël në një kampshtëpizë, siç kishte shkruar ai në autobiografinë e tij të botuar, “Junk to Gold”.
Një nga pikat e forta të Copart – tanimë kompani multimiliardëshe – është marrëdhënia e saj me siguruesit, për të shitur më shumë makina që ata gjykojnë shumë të kushtueshme për t’u rregulluar.
Kompania ka qenë në gjendje të fitojë më shumë biznes nga siguruesit për shkak të aftësisë së saj për të trajtuar vëllime të mëdha të makinave të dëmtuara pas katastrofave natyrore siç është Uragani Harvey, sipas një raporti në Guggenheim të tetorit, i cili vlerësoi se Copart “fitoi” 130,000 makina shtesë në vit, përmes vetëm një marrëveshjeje.

Ajo ishte nga të parat që shfrytëzoi rastin e shitjeve dhe blerjeve përmes internetit, duke lëshuar një platformë të ofertave në internet në vitin 1998, tre vjet pasi u krijua EBay Inc.
Johnson, i cili e përshkruan veten si një “rrezikues në biznes”, është konservator në politikën e tij.
Ai ka kontribuar të paktën 1.5 milion dollarë në kauza konservatore që nga viti 2001.
Për fatin e kompanisë, sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, si shumica e korporatave amerikane, Copart ka përfituar nga niveli i ulur i taksave të korporatave nën administratën e presidentit Donald Trump.
Kompania gjithashtu ka krijuar terren të ri, duke u zgjeruar në tregjet e panjohura dhe duke punuar me shitësit përtej industrisë së sigurimeve.
Por suksesi i kompanisë edhe gjatë këtij viti pritet të jetë i madh pasi tregu i makinave të përdorura është gati të godasë rekord të shitjeve në 41 milionë automjete këtë vit, sipas një analize nga Edmunds, një faqe interneti për kërkime të automobilave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës