Për herë të dytë u anulua gjykimi për aksidentin e komunikacionit, ku jetën e humbi Teodora Ristovska

Në Gjykatën themelore në Tetovë për herë të dytë u anulua fillimi i gjykimit të përsëritur të Mensur Pajazitit, i akuzuar për fatkeqësinë e komunikacionit, ku jetën e humbi 22-vjeçarja Teodora Ristovska. Si dhe në anulimin e parë më 27 mars, gjyqtari Elvedin Ferati tha se i akuzuari ka paraqitur një parashtresë në gjykatë, ku thotë se për shkaqe shëndetësore nuk do të marrë pjesë në seancë. Më pas gjyqtari ka marrë vendim me të cilin seanca kryesore është shtyrë për datën 7 prill të vitit 2025 në ora 12:30.
“Nga ana e jonë do të verifikohet nëse është vërtet në spital, nëse ka vërtet nevojë për trajtim. Dhe nëse në këtë periudhë të anulimit ai paraqitet në punë, pasi është arsimtar në gjimnaz në Tetovë. Pasi që, nëse është në pushim mjekësor, si shkon në punë, për çka do të tentojmë që deri në seancën e ardhshme të marrim përgjigje nga institucionet kompetente”, tha avokatja Natasha Gjorçevska, avokate mbrojtëse e familjes së Teodorës.
Familja e Teodorës është e revoltuar nga sistemi i tillë, i cili mundëson zvarritjen e gjykimit.
“Duhet të ketë ndryshime në sistem. Si mundet Gjykata e Apelit ta heqë aktvendimin prej 3,5 viteve. Unë dyshoj në rrushfet të mundshëm. Si mundet i njëjti të ankohet deri te Gjykata supreme, e ne nuk kemi të drejtë ankese. E lus edhe kryetarin e Qeverisë që të ndërmerr përgjegjësi për këtë punë, duhet të ketë ndryshime në sistem. Tre vite na mundojnë. Humba vajzën 22-vjeçare, e vranë. Duhet të luftoj për të, unë qaj për drejtësi. Nuk qaj për tjetër gjë. Ndërsa drejtësi nuk ka në Maqedoni”, deklaroi Krume Ristovski.
Një grup të rinjsh para Gjykatës themelore në Tetovë protestuan, duke kërkuar drejtësi për Teodorën.
Pas fatkeqësisë së komunikacionit në gusht të vitit 2022, gjykimi i parë filloi gati një vit më vonë në korrik të vitit 2023, ndërsa në nëntor të vitit 2023, pasi shoferi pranoi fajin, ai u dënua në tre vjet e gjashtë muaj burg. Pas ankimimit. Gjykata e Apelit e ka zvogëluar dënimin në dy vjet, prej këtu Gjykata supreme i ka hequr dy aktvendimet të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit dhe lëndën e ktheu në gjykim të sërishëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publik jep mendim negativ për propozimin për shkarkimin e Ljupço Kocevskit

Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Formimi i institucioneve – AAK mblidhet sot për të diskutuar hapat e ardhshëm

Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Sekretari britanik Lammy: Mbretëria e Bashkuar udhëheq këtë vit Procesin e Berlinit, duam të shohim normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

Nuk zbatuan urdhrat e policit, gjatë largimit me veturë i shkaktuan edhe lëndime trupore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje