Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikuar në raportin “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë, viti 2017”, brenda këtij viti në vendin tonë janë kurorëzuar mbi 17 mijë çifte-bashkëshortore.
Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5,500 ose 32.1 për qind, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5,278 ose 30.8 për qind nga tërësia e kurorëzimeve.
“Në Kosovë në vitin 2017 janë kurorëzuar 17,112 çifte-bashkëshortore. Sipas përbërjes etnike del se me përkatësi etnike shqiptare janë kurorëzuar 93.3 për qind femra dhe 95.7 për qind janë meshkuj; me përkatësi etnike serbe janë kurorëzuar 0.9 për qind femra dhe 0.9 për qind meshkuj; me përkatësi etnike turke janë kurorëzuar 0.3 për qind femra dhe 0.4 për qind meshkuj; me përkatësi etnike boshnjake janë kurorëzuar 1.3 për qind femra dhe 1.2 për qind meshkuj; me përkatësi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane janë kurorëzuar 1 për qind femra dhe 1 për qind meshkuj; kurse me përkatësi tjetër etnike janë kurorëzuar 3.1 për qind femra dhe 0.7 për qind meshkuj”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.
Mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 32 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeç.
Prizreni zë vendin e parë në Kosovë me 1 594 kurorëzime ose 8.6 për qind, ndjekur nga Prishtina me 1,420 kurorëzime ose 7.6 për qind dhe Ferizaj me 1,047 kurorëzime ose 5.6 për qind nga tërësia e kurorëzimeve.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10,946 kurorëzime ose 64 për qind dhe numri i meshkujve është 12,312 ose 71.9 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës