LAJMI I FUNDIT:

Për ndërprerjet e energjisë elektrike në kryeqytet, Ahmeti: Komuna nuk ndal dhe nuk lëshon rrymë

Për ndërprerjet e energjisë elektrike në kryeqytet, Ahmeti: Komuna nuk ndal dhe nuk lëshon rrymë

Disa lagje të qytetit edhe sot po përballen me mungesë të energjisë elektrike, për çfarë sërish ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Kurse KOSTT ka njoftuar se aktualisht Bregu i Diellit, një pjesë e Mati 1 dhe një pjesë e Velanisë janë pa furnizim me energji elektrike

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “edhe njëherë kabllot e KOSTT që furnizojnë trafot e KEDS janë djegur”.

“Këto janë asete të KOSTT.  Shpesh këto po shkaktojnë drejtime gishtash te njëri tjetri.  Sot disa herë na lajmëruan që KEDS po asiston KOSTT për ti rregulluar. Në bisedën e fundit – premtuan se rregullohet brenda dy orësh”, ka shkruar Ahmeti, përcjell Telegrafi.


Më tej Ahmeti ka thënë se “Komuna nuk ndal dhe nuk lëshon rrymë”.

“KOSTT është kompani Publike e nivelit qendror dhe ka përgjegjësinë e përçimit të rrymës prej KEK deri tr KEDS, pra tensionin e lartë.  KEDS është kompani private dhe blen rrymë nga KEK dhe importues, dhe pastaj e paguan KOSTT për kalimin e rrymës nëpër rrjetin e tyre deri te trafo. Pastaj na e sjell në shtëpitë tona dhe na e shet.  Meqenëse nuk i lajmërohen të gjithë qytetarëve, po mundohemi të ju mbajmë të informuar”, ka thënë Ahmeti.

“Tash është prioritet kthimi rrymës. Presioni im nuk i shpejton inxhinierët.  Pas përfundimit të kësaj krize, do të kuptojmë në detaje prishjen dhe do marrim masa që të sigurohemi se situata të tilla nuk ndodhin më”, ka shkruar ai.

Konsumatorët e lagjes Bregu i Diellit që nga mesdita janë pa energji elektrike, ndërkohë që KOSTT dhe KEDS po vazhdojnë punën në nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 për largimin e kabllove të dëmtuara, pastrimin e kanaleve dhe montimin e 12 kabllove të reja për të mundësuar kyçjen e transformatorit TR3.

Në një njoftim për media të KOSTT thuhet se aktualisht Bregu i Diellit, një pjesë e Mati 1 dhe një pjesë e Velanisë janë pa furnizim me energji elektrike.

KOSTT kërkon nga qytetarët mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve me qëllim që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe stabil nga nënstacioni Prishtina 2 gjatë sezonit të dimrit.

Ndryshe, lagjja Bregu i Diellit në kryeqytet edhe ditëve të kaluara është përballur me mungesa të gjata të furnizimit me energji elektrike. Gjatë së shtunës pati ankesa edhe nga banorët e lagjes Mati dhe Lagjes së Spitalit për mungesë të energjisë elektrike për më shumë se 10 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori