LAJMI I FUNDIT:

Për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Peach: Kosova është sovrane në vendimet e saja

Për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Peach: Kosova është sovrane në vendimet e saja

Kosova nuk ka lejuar organzimin e zgjedhjeve të Serbisë në territoin e saj pa ndonjë marrëveshje mes dyja vendeve, pavarësisht se këtë ia kishin kërkuar edhe vendet e QUINT-it.

Rreth kësaj mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë ka folur i dërguari special i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Steuart Peach në një intervistë për gazetë malazezeVijesti”.

“Isha i zhgënjyer nga lajmi se autoritetet në Kosovë refuzuan propozimin për një zgjidhje kompromisi për t’ia lehtësuar serbëve të Kosovës të votojnë në territorin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme në Serbi. Ndërsa është e qartë se Kosova ka të drejtë sovrane për të vendosur nëse një votim i tillë do të ndodhë, mosshfrytëzimi i rastit për të arritur një zgjidhje praktike të ofruar në këtë rast vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave themelore të gjithëpërfshirjes dhe të drejtave demokratike për të gjithë qytetarët që jetojnë atje”, pohoi ai.


Britaniku ka pohuar se mbështet dialogun që po e lehtëson Bashkimin Evropian përmes Përfaqësuesit Special, Miroslav Lajçak.

“Ka vetëm një mënyrë që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, ajo është përmes një dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur gjithmonë këtë proces dhe unë personalisht, si i dërguar, punoj ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është përgjegjës për dialogun”.

Ai ka bërë të ditur se u takon te dyja vendeve që të gjejnë një zgjidhje ligjërisht të detyrueshme, transmeton Telegrafi.

“Megjithatë, duhet të kemi parasysh se në fund të fundit ky proces u përket këtyre dyja vendeve. Ata duhet të bashkëpunojnë në interes të popullit të Kosovës dhe Serbisë, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme dhe të qëndrueshme, e cila është e pranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Është e qartë se gjetja e një zgjidhjeje është në interes dhe kontribuon në sigurinë e të gjithë rajonit. U bëj thirrje liderëve të të dyja palëve që të angazhohen në negociata me gjithë zemër dhe në mënyrë konstruktive”, pohoi britaniku.

Ndryshe, Peach kujtojmë se ishte komandant i Forcave Ajrore të KFOR-it në Kosovë në vitin 2000. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori