Pavarësisht samiteve dhe deklaratave, Aleanca Euroatlantike (NATO) nuk është e përgatitur për luftën që po i afrohet Evropës. Tre janë kërcënimet që i kanosen kontinentit evropian: vetizolimi i Amerikës, dëshira për luftë e Rusisë dhe mungesa e përgatitjes së NATO-s.
Rezultati i paparashikueshëm i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, që do mbahen në nëntor, ka shtuar frikën se Evropës do i duhet të vetëmbrohet pa udhëheqjen e ShBA-së. Disa liderë evropianë u lehtësuan disi kur Biden njoftoi se nuk do të garonte për një mandate të dytë, por vijojnë të druhen se nënpresidentja pro aleancës transatlantike, Kamala Harris, mund të mos jetë në gjendje të mposht Donald Trumpin shumë të paparashikueshmin.
Kritikat e Trumpit ndaj NATO-s, thirrjet e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa dhe instinktet e tij vetizoluese dhe me fokus në përfitim i kanë shqetësuar aleatët tradicionalë (të ShBA-së).
Ai mund ta dobësojë Aleancën Euroatlantike pa i dhënë zyrtarisht fund anëtarësimit të ShBA-së. Trumpi do të kërkojë që të gjitha vendet evropiane të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen, ndërkohë që vëmendjen do ta ketë mbi Lindjen e Largët, me shumë prej këshilltarëve të tij që e shohin Kinën si kërcënimin kryesor të Amerikës.
Megjithëse Trumpi do të mbante ombrellën bërthamore mbi Evropë, së bashku me bazat ajrore dhe një flotë detare, forcat tokësore të mbetura ka të ngjarë të evakuohen, pasi Amerika nuk do të furnizojë më me pajisje të konsiderueshme luftarake. Gjithashtu, Trumpi do të ndalonte çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo në lindje të Evropës.
Vetë BE-ja do të kishte edhe më pak gjasa të pranonte anëtarësime të reja, nëse vendet janë pjesë në konflikte të brendshme dhe të jashtme, të cilat po shtohen për shkak të përfshirjes më të pakët të ShBA-së.
Derisa bota po bëhet më e rrezikshme dhe më e prirë ndaj konflikteve, politika e jashtme e Trumpit nuk përqendrohet në ShBA si lidere, por trumbeton një farë strategjie “Amerika e para” që të kujton izolacioniistët para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Megjithëse Trumpi mburret se do të rivendosë paqen globale, në strategjinë e tij nuk kanë besim as ish-zyrtarët e tij të sigurisë kombëtare. Në thelb, Trumpi do të ndjekë çfarëdo politike nga e cila ai përfiton personalisht dhe të cilën mund t’ua “shesë” mbështetësve të tij si sukses, edhe nëse kjo nënkupton të marrë me të mirë diktatorët rusë, kinezë dhe serbë.
Rusia është kërcënim në rritje për sigurinë evropiane, veçanërisht nëse ajo këmbëngul në luftën e saj kundër Ukrainës dhe plotëson forcat e saj ushtarake. Disa qeveri të Evropës Qendrore dhe Lindore, kanë paralajmëruar se Rusia duhet të mposhtet tërësisht në Ukrainë, në mënyrë që të parandalohet një luftë më përfshirëse në dy-tre vitet e ardhshme. Rusia mund të ndërmarrë një sulm jo të gjerë në territorin e NATO-s, veçanërisht në një nga shtetet baltike dhe nëse ShBA-ja nuk kundërshton, Moska do të inkurajohej. Putini mund të përllogarisë se Trumpi nuk do të ndërhynte dhe nuk do të rrezikonte të fillonte një luftë të mirëfilltë me Rusinë.
Në mungesë të lidershipit të ShBA-së, NATO-ja evropiane mund të jetë shumë e dobët dhe e thyeshme për t’iu përgjigjur një provokimi rus ose dhunës së ripërtërirë në Ballkan, të krijuar nga Beogradi ose Banja Lluka.
NATO ka tri mangësi të mëdha në pikëpamjen psikologjike, atë ushtarake dhe në njerëz. Në aspektin psikologjik, populli nuk është i përgatitur për luftë dhe disa liderë të Evropës Perëndimore po rropaten të forcojnë mbrojtjen e tyre të mjerë. Vetëm vendet e krahut lindor të udhëhequr nga Polonia duket se po përgatiten gjerësisht për luftë me Rusinë.
Shpenzimet e mbrojtjes së Varshavës po rriten vazhdimisht dhe forcat e saj të armatosura po zgjerohen. Në përqindje të PBB-së, Polonia është tashmë shpenzuesi kryesor i NATO-s për mbrojtjen. Po ashtu, ajo po dyfishon numrin e forcave të saj të armatosura në 300 mijë persona. Ajo zotëron ushtrinë e tretë më të madhe të NATO-s dhe më të madhen në Evropë pas ShBA-së dhe Turqisë dhe renditet shumë përpara Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe.
Megjithëse NATO e ka konstatuar se Rusia është kërcënim ushtarak në rritje dhe ka shtuar rezervat e saj ushtarake gjatë dekadës së fundit, kaq mund të mos jetë e mjaftueshme pa udhëheqjen e ShBA-së. Që të jetë efektive, NATO-s evropiane i duhet të përqendrohet në mobilizimin shoqëror, kapacitetin industrial dhe shpenzimet për mbrojtjes. Asaj i duhet të ndërtojë që nga themeli industrinë e saj të mbrojtjes dhe të zgjerojë forcat e saj të armatosura, si të rregulltat ashtu dhe rezervat.
Megjithëse disa qeveri kanë rifutur ose zgjeruar shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ato ende po shqyrtojnë se si do të mobilizojnë miliona ushtarë kur armiqësitë të ndizen.
NATO nuk është organ i centralizuar apo qoftë edhe një konfederatë si BE-ja, dhe të gjitha shtetet janë të lira të ndjekin politikat e veta të sigurisë në vend që të bashkojnë burimet e prodhimit dhe ato ushtarak. Testi i madh do të vijë kur një anëtar i NATO-s të sulmohet nga Rusia, edhe nëse sulmi fillimisht është në shkallë të vogël. Konsensusi perëndimor mund të jetë i vështirë për t’u arritur, veçanërisht pa praninë e ShBA-së. Në vend të kësaj, ka të ngjarë të jemi dëshmitarë të shfaqjes së një mini “NATO-je me dëshirë”. Në të do të përfshiheshin shtete të përkushtuara ndaj zgjerimit të aftësive të tyre ushtarake dhe të gatshme për të luftuar, sepse e shohin Rusinë si kërcënim ekzistencial që duhet mposhtur pavarësisht politikave të ShBA-së. /Gazeta “Dita”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Embolia pulmonare, shkaqet, diagnoza dhe trajtimi urgjent paraspitalor

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa