Për herë të parë në QKUK kryhen dy operacione për vendosjen e protezave të supit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit.
Në njoftim bëhet e ditur se ekipi mjekësor në përbërje të dy ortopedëve, si dhe ekipit nga Klinika e Anesteziologjisë dhe stafit infermieror, me sukses të plotë kanë kryer këto dy operacione ortopedike.
“QKUK kishte përfituar si donacion tavolinën operative për ndërhyrje në krahë nga Klinika me renome botërore Schulthess Klinik, Zvicër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































