LAJMI I FUNDIT:

Penza fiton ndeshjen e katërt ndaj Bashkimit, titulli vendoset në Prizren

Penza fiton ndeshjen e katërt ndaj Bashkimit, titulli vendoset në Prizren
(Foto: basketbolli.com)

Penza e ka fituar ndeshjen e katërt të “play-offit” në EBC Ligën e Femrave ndaj Bashkimit 72-58 (19:16, 13:21, 21:13, 19:8). Kështu titulli do të vendoset në ndeshjen e pestë, që zhvillohet në Prizren.

10 minutat e parë ishin të barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi, derisa kjo pjesë përfundon 19:16 për vendaset. Në periudhën e dytë, mysafiret nga Prizreni ishin më të mira, duke e fituar këtë pjesë 21:13, për të shkuar në epërsi me shifrat 32-37.

Por, kundërpërgjigja e vashave pejane nuk vonoi dhe në periodën e tretë i përgjigjet me të njëjtën monedhë, 21:13, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:50.


Dhjetë minutat e fundit të përballjes ishin shumë interesante, ku herë njëra skuadër dhe herë tjetra kalonin në epërsi, duke e bërë sfidën dramatike deri në fund, ku Penza u tregua më e vëmendshme dhe më e përqendruar për të triumfuar në fund me shifrat 72-58.

Te Penza u dalluan Gabrielle Cooper me 23 pikë e 10 kërcime, Arbnore Përquku 14 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime dhe Valbona Bytyqi me 18 pikë, ndërsa te Bashkimi u dallua Aisha Balarabe me 14 pikë e 14 kërcime.

Të enjten do të zhvillohet finalja e pestë në Prizren, ku do të vendoset përfundimisht për titullin e kampionit.

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori