Çdo ditë shkojnë në zyre, por rrezikojnë me jetë.

Personat që punojnë në shoqatën e pensionistëve në Mitrovicë kanë frikë se mund ta pësojnë si vajza trevjeçare në Prizren, e cila humbi jetën nga shembja e objektit.


Ndërtesa ku pensionistët kryejnë aktivitetet e tyre është aq e vjetër sa pensionistët që shkojnë aty thonë se në të nuk bënë të qëndrojnë as shtazët.