“I vetmi libër, romani voluminoz ‘Ligatina’ (500 faqe), është shtypur te Sh.B. ‘Naim Frashëri’, e është zhdukur në vitin 1989 ende pa dalë në librari. Dëshmitarë janë shkrimtari i mirënjohur Besnik Mustafaj dhe kritiku teatror Bujar Skendo, të cilët kanë shkruar recensione për shtëpinë botuese në fjalë. Këtë lajm ma pati konfirmuar kolegu dhe shkrimtari Eqrem Basha i cili e ka parë me sytë e vet tirazhin e faqosur pa kopertina në shtypshkronjën e ‘Naim Frashërit’”.
Musa Ramadani është ndarë nga jeta, të martën me 10 mars. I njohur për publikun shqiptar edhe si fituesi i çmimit të letërsisë “Kadare”, fjalitë hyrëse të këtij shkrimi janë shkëputur nga intervista që ai pati dhënë kohën kur fitoi “Kadarenë”. Rrëfente me këtë, mungesën e emrit të tij në letërsinë e lexuar në Shqipëri dhe në letërsinë e botuar. Rrëfente një dëshirë të kahershme për të qenë prezent në Shqipërinë e mbyllur brenda kufijve të saj.
“Ai është shkrimtar shumë i mirë; shkrimtar stili e mjeshtër i gjuhës. Është shkrimtar i stilit eksperimental në llojin e shkrimit të tij. Unë e kam lexuar shumë herët, nga mesi i viteve i viteve 1980 në mos gaboj, kur më dhanë për t’i shkruar një recensë romanit të tij ‘Ligatina’”, ka thënë Besnik Mustafaj që ka vlerësuar librin dhe që “nuk e di pse, libri i tij nuk e pa kurrë dritën e botimit”.
“Nuk e mora vesh se pse u ndalua dhe u zhduk vepra. Me siguri ngaqë Musa ishte shkrimtar modern, që nuk ishte brenda në kanunet e letërsisë në Shqipëri, rregullave të kohës”, thotë Mustafaj. “Nuk e di çfarë ka shkruar recensenti tjetër. Unë dhashë mendim të mirë për të. Ishte ndër më të mirët e tij, ishte një roman me vlerë me letërsinë shqipe dhe e pasuron atë”.
Ai shtoi se ka lexuar edhe romanin e tij të fundit, “Profeti nga Praga”.
“Me Musa Ramadanin jam takuar vetëm dy herë. Pra, personalisht s’kam kujtime me të, por kam kujtim të letërsisë që la pas. Ai iku me brengën që pse nuk u botua në Shqipëri para vitit 1990. Ai nuk kishte brengën pse nuk është i përkthyer në gjuhë të huaja, po pse nuk është i lexuar në Tiranë”./GSh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Gjurmët shqiptare dhe jeta e vepra e Vaso Pashë Shkodranit (Video)

“100 vjet vetmi” - libri më i mirë

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës