Në episodin më të ri të emisionit "Arena e Yjeve", i ftuar është një nga figurat më të njohura të futbollit kosovar, Hekuran Kryeziu, ish-kapiten i Kombëtares dhe ish-mesfushor i spikatur në Superligën e Zvicrës.

Kryeziu rrëfen për herë të parë në detaje rrugëtimin e tij, sfidat, prapaskenat e transferimeve dhe momentet më të paharrueshme në karrierë.


“Peng e kam që nuk kemi arritur në Kampionatin Evropian”, rrëfen Kryeziu në “Arena e Yjeve”.

“Peng nuk më ka mbet që nuk kam shënuar shumë gola, pasi e di që në futbollin modern mesfushorët shënojnë shumë gola”.

“Ndeshja që më ka mbetur më së shumti në mend është loja me Azerbajzhanin...”, vazhdon rrëfimin e tij ish-futbollisti kosovar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink dhe Air Munich./Telegrafi/

telegrafi sport app