LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Nëse Këshilli Gjyqësor nuk ka kryetar, nuk do të ketë paga për gjykatësit

Pendarovski: Nëse Këshilli Gjyqësor nuk ka kryetar, nuk do të ketë paga për gjykatësit

“Derisa nuk zgjedhin kryetar të Këshillit Gjyqësor, gjyqtarët nuk mund të marrin paga”. Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, sot tha se situata duhet të zgjidhet sa më shpejt sepse kjo hedh njollë të errët në të dhënat evropiane dhe demokratike të vendit.

“Ajo që e di dhe që paraqet problem është që kryetari i Këshillit Gjyqësor, kush do që të jetë, është edhe kryetar i Këshillit Gjyqësor-Financiar, që do të thotë se nëse nuk ka kryetar Këshilli Gjyqësor, thënë thjesht, nuk ka kush t’i nënshkruajë vendimet për pagat e gjyqëtarëve”.

“Kjo situatë duhet të zgjidhet sa më parë, jo vetëm për pagat e gjykatësve, por pasi edhe hedh njollë të errët në dosjen e përgjithshme evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ka pasur reagime, edhe tek unë, edhe tek institucionet tjera për gjendjen e sistemit gjyqësor-juridik në vend”, deklaroi Pendarovski.


Shkarkimi skandaloz i Vesna Damevës nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor dhe dy përpjekjet e pasuksesshme për zgjedhjen e pasuesit të saj, presidenti Pendarovski i cilësoi skena të pakëndshme, “të cilat nuk i kemi pasur me vite”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori