LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski në takim me Xhaçkan: RMV dhe Shqipëria si aleatë në NATO janë të gatshëm të pasurojnë bashkëpunimin e ndërsjellë

Pendarovski në takim me Xhaçkan: RMV dhe Shqipëria si aleatë në NATO janë të gatshëm të pasurojnë bashkëpunimin e ndërsjellë

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si aleatë në NATO, janë të gatshme të pasurojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllim të një kontributi edhe më aktiv për sigurinë në rajon dhe më gjerë, theksoi në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski dhe ministrja shqiptare për Evropë dhe për Punë të Jashtme, Olta Xhaçka.

Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Presidentit, është shprehur kënaqësia për dialogun e vazhdueshëm politik dhe zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe në mes të dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë tre dekada nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për rrjedhën e skriningut dypalësh të dy vendeve me Bashkimin Evropian.


Presidenti Pendarovski dhe ministrja Xhaçka biseduan edhe për situatën në rajon, me fokus dialogun Beograd-Prishtinë pas raundit të fundit të bisedimeve në Ohër, si dhe zhvillimet në rajonin e gjerë, në kuadër të agresionit rus kundër Ukrainës.

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori