Të premten, këngëtarja e re e skenës Donna Dafi publikoi këngën e saj më të re.

"Çka po don" titullohet kjo këngë, e cila është ritmike e zhanireve hip-hop dhe R&B.


Kënga e cila është punuar nga producenti Florent Boshnjaku dhe teksti i shkruar nga vet Donna me Adulis Ghebreyesus, është pritur mirë nga publiku.

donnadafi 333452658 505110848492505 4960815629669231901 n

Vetëm në një ditë pas publikimit, "Çka po don" ka ngjallur interesim të madh nga dëgjuesit në YouTube dhe platformat tjera të muzikës si: Spotify, Shazam dhe Apple Music.

Vet Donna e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram këngën e saj të re, e cila gjithashtu ka marrë mbështetje të madhe nga rrethi i saj shoqëror, por edhe një mori fytyrash publike.

donnadafi 326997871 604283341143504 8931963048142248086 n

Donna është një këngëtare e re me origjinë nga Peja e Kosovës, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, ku synon të jetë një prej emrave eminentë të tregut në muzikë. /Telegrafi/