LAJMI I FUNDIT:

Pëlqehet dueti emotiv i Miley Cyrus dhe Adam Sandler (Foto/Video)

Pëlqehet dueti emotiv i Miley Cyrus dhe Adam Sandler (Foto/Video)

Shumë yje të ekranit shpesh dinë të befasojnë me talenti e tyre për muzikë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe aktori i popullarizuar, Adam Sandler.

Komiku i famshëm e ka mahnitur publikun duke kënduar së bashku me Miley Cyrus në emisionin e shumëshikuar të Jimmy Fallon, The Tonight Show.

Adam Sandler ka luajtur në kitarë dhe ka kënduar (The Tonight Show)

Sandler dhe Cyrus interpretuan këngën “No Freedom”, të cilën ua kushtuan viktimave të sulmit në Las Vegas, ku humbën jetën 59 njerëz dhe 500 të tjerë u plagosën.


Ata interpretuan këngën“No Freedom” (The Tonight Show)

“Pas gjithë tragjedive dhe veprave terroriste, nuk duhet të harrojmë se akoma ekziston e mira në botë”, ka deklaruar Fallon kur i prezantoi dy mysafirët e tij.

Gjatë kohës së interpretimit, Sandler luante edhe në kitarë dhe këndonte në refren së bashku me
Mileyn.

Miley Cyrus është e talentuar edhe në muzikë edhe në aktrim (The Tonight Show)

Aktori edhe gjatë roleve filmike shpeshherë e ka treguar talentin e tij duke kënduar dhe duke luajtur në kitarë.

Interpretimi i dyshes është pëlqyer dhe është shpërndarë në masë të madhe në internet. Videoja e publikuar në YouTube është shikuar mbi 4.5 milionë herë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8z2RgsLSn-c&feature=youtu.be

Në trend Magazina

Më shumë
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Ke thënë që nuk flet me motrën", Rozana Radi: I kërkoj publikisht menaxherit tim që t'i publikojë mesazhet e mia me Oltën ku ajo ma uron mua fitoren

Magazina
Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Magazina
Kalo në kategori