Pele shtrihet në spital në Paris

186:"MELBOURNE, AUSTRALIA - MARCH 26: Pele speaks to the media during a press conference at The Peninsula on March 26, 2015 in Melbourne, Australia. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images) 12:"Getty Images
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, është shtrirë në një spital, mirëpo nuk është në rrezik për jetën - raporton RMC Sport.
78-vjeçari kishte pasur temperaturë të lartë dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa arsyeja pse është shtrirë është etiketuar si një "masë paraprake" për të parandaluar ndonjë komplikim eventual.

Përfaqësuesit e ish-futbollistit të madh brazilian nuk e kanë komentuar akoma gjendjen e Peles.
Ikona e futbollit ka qëndruar në Francë për t'u takuar me yllin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.
Gjatë takimit me anësorin francez, braziliani ka thënë se ai mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë te PSG-ja. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































