LAJMI I FUNDIT:

Pejë, prangoset një i dyshuar për mundësim të prostitucionit

Pejë, prangoset një i dyshuar për mundësim të prostitucionit
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar sot në Pejë, si i dyshuar për veprën penale mundësim i prostitucionit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Telegrafin se pas arrestimit të personit të dyshuar, policia ka zhvilluar bastisje.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit  është ndaluar një person për mundësim në prostitucion dhe njëkohësisht është autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve të tjera në lidhje me këtë rast”, ka thënë Nikçi.


Sipas tij, në lidhje me kryerjen e kësaj vepre penalë ka pasur edhe bastisje, por ai nuk ka bërë të ditur për rezultatin e bastisjes. /Telegrafi/