LAJMI I FUNDIT:

Peja triumfon ndaj Proton Cable Prizrenit, kalon në gjysmëfinale

Peja triumfon ndaj Proton Cable Prizrenit, kalon në gjysmëfinale

Në një ndeshje mjaft interesante, Peja ka mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 92:81 (19:24, 25:23, 30:18, 18:16).

Ndeshjen më mirë e nisën prizrenasit, duke qenë në epërsi në çerekun e parë, ku vetëm një herë u barazua rezultati, por kjo pjesë iu takoi atyre 19:24.

Periudha e dytë ishte më e barabartë, por prizrenasit kishin epërsi deri në tetë pikë, 38:46, megjithatë, pjesa e parë përfundoi 44:47.


Perioda e tretë ishte vendimtare e kësaj ndeshje, ku pejanët bënë përmbysjen e madhe, ku e fituan këtë pjesë bindshëm 30:18, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 74:65. Përkundër tentimeve nga prizrenasit, Peja ruajti dhe menaxhoi epërsinë e krijuar për të triumfuar në fund 92:81.

Te Peja u dalluan Justin Davis me 29 pikë e tetë kërcime dhe Lis Shoshi me 15 pikë dhe nëntë kërcime, kurse te Proton Cable Prizreni, Ivan Koljeviq realizoi 18 pikë, kurse nga 13 shënuan Musab Mala, Arbër Sinani dhe Edmond Kryeziu.

Peja në gjysmëfinale ndeshet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi, që zhvillohet nga ora 20:00. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori